Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës/ Çfarë përfiton qyteti i gurtë? Golemi: Zhvillim ekonomik dhe rritje turizmi

Gjirokastra rikthehet në vëmendje si një pikë me potencial real për zhvillimin e aviacionit civil në jug të vendit. E renditur si një ndër qytetet më të bukura, Gjirokastra përpiqet përherë e më shumë për shtimin e pasurive të veta që do të mund ta bëjnë atë të jetë një tërheqje e vërtetë turistike. Aerodromi i Gjirokastrës është një prej atyre pasurive me të cilat gjirokastritët jo vetëm krenohen, por presin rijetësimin sa më shpejt. Kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t’iu përgjigjur rritjes së numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve në vitet e ardhshme.
“Qeveria ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e garës për Aeroportin e Gjirokastrës, i cili do të funksionojë si aeroport turistik dhe sezonal” – tha Rama.
Lajmi për hapjen e garës për aeroportin turistik të Gjirokastrës, është cilësuar si një hap pozitiv për kryetarin e bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi. Për SCAN TV, Golemi ka thënë se aerodromi do të jetë një pikë e rëndësishme që do të sjellë zhvillim ekonomik dhe më shumë punësim, pasi Gjirokastra konsiderohet si një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit gjithëvjetor.
“Aeroporti Gjirokastër të mos jetë më aerodrom fushor, por të jetë një aerodrom me të gjitha kapacitetet dhe standardet. E meriton jo vetëm qyteti, por gjithë qarku Gjirokastër, sepse do të jetë një aeroport në shërbim të gjithë zonës. Patjetër që impakti i drejtpërderdjtë do jetë në Gjirokastër, dhe ky është lajm pozitiv. Pista aktualisht shkon në 1.2 km, është një aerodrom fushor. Përgjithësisht e kemi përdorur për fluturime sportive, por tashmë presim të jetë një aeroport me standarde” - thotë Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë Gjirokastër.
Ndërkohë, Teodor Bilushi, Konsull Nderi i Italisë në Gjirokastër thekson se u realizuan fluturime direkte nga Italia me realizimin e doganës dhe të kontrollit doganor dhe policor në Gjirokastër gjatë këtij viti dhe po ashtu në 2025-ën.
“Në kuadër të rijetëzimit të aerodromit të Gjirokastrës, është nënshkruar në 2025, edhe një marrëveshje binjakëzimi me aeroportin e Sibarit, Itali” – thotë Bilushi.
I ndërtuar në vitin 1924, sot Aerodromi i Gjirokastrës, pret të finalizojë këtë projekt që do t’i shërbejë qytetit të gurtë për vetë pozicionin gjeografik, potencialin turistik, por edhe aksesit në lëvizje. Aktualisht, infrastruktura kërkon investime konkrete, duke nisur nga mirëmbajtja, rrethimi i plotë i pistës, vijëzimi i saj sipas kritereve të sigurisë ajrore. Megjithatë, fakti që kjo hapësirë ka pritur më herët aktivitete ajrore, tregon se ka potencial të provuar dhe mund të rikthehet lehtësisht në përdorim turistik sezonal. Nëse investimet do të konkretizohen, ajo mund të shndërrohet në një pikë kyçe për fluturime turistike, charter apo edhe shërbime të tjera ajrore, duke i dhënë tjetër impuls zhvillimit ekonomik të gjithë rajonit jugor.
“Luftë” me karkalecin, insekti përhapet në disa sipërfaqe/ Ministri Salla: Situata nën kontroll, monitorim intensiv në rrethe
Strukturat e Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve po vijojnë monitorimin e situatës fitosanitare dhe kontrollin e vatrave të......
“Do ta çojmë Shqipërinë në bregun e BE, me çdo kusht"! Kryeministri Edi Rama flet për Zvërnecin dhe integrimin
Kryeministri Edi Rama komentoi sot protestat kundër investimit në Zvërnec. Kryeministri tha se qeveria është e vendosur për ta anëtarësuar Shqipërinë në......
Ekonomia pritet të zgjerohet me 3.7% në 2027/ Civici: Shqipëria mban kursin e rritjes, pavarësisht sfidave globale
Sipas projeksioneve më të fundit të Bankës Botërore, ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet, duke shënuar një zgjerim prej 3.4%. Ky ritëm mbetet......
Kosova dhe Bosnja rrisin shkëmbimet me Shqipërinë/ Në pesë muaj, importet ranë më shumë me Malin e Zi dhe Maqedoninë
Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e Ballkanit Perëndimor vijojnë të rriten, por me ritme të ndryshme mes partnerëve. Të dhënat për pesëmujorin e......
Vijojnë përpjekjet për një marrëveshje përfundimtare SHBA-Iran/ Witkoff dhe Kushner në Zvicër për bisedime me ndërmjetësit e Katarit
Një valë e re aktiviteti diplomatik është duke u zhvilluar në Zvicër, ku po shqyrtohet mundësia e rifillimit të negociatave mes SHBA dhe Iranit për programin......
Franca nën 'pushtetin' e vapës ekstreme/ Temperaturat deri në 40°C, mbyllen shkollat, rrezik për shëndetin publik
Mbi 36 milionë banorë në Francë po përballen me një nga valët më intensive të të nxehtit të këtij viti, ndërsa autoritetet meteorologjike kanë vendosur alarm......
Si do paguhet taksa për pronat e pa regjistruara? Ligji përcakton rastet për sipërfaqet që janë në përdorim apo njësitë në ndërtim
Taksapagues i takës së pasurisë do të jetë pronari i regjistruar i pasurisë së paluajtshme në regjistrin kadastral ose, në mungesë të regjistrimit, personi......
''Fatkeqësitë natyrore, prioritet menaxhimi i riskut''/ Çako: Mbi 2700 vatra zjarri në 2025, vijon forcimi i sistemit mbrojtës
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon forcimin e sistemit të mbrojtjes përmes kuadrit ligjor, rritjes së kapaciteteve,,investimeve dhe zgjerimit të......



