Shqipëria Postuar më 28 Qershor 2026, 10:44

Shqipëria firmos memorandum me ENI-n për rezervat strategjike të naftës dhe gazit

Nga SCAN TV

Shqipëria firmos memorandum me ENI-n për rezervat strategjike të

Qeveria shqiptare ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me kompaninë italiane të energjisë ENI, me synimin për të rritur sigurinë energjetike dhe për të krijuar kapacitete kombëtare për rezervimin dhe magazinimin e naftës dhe gazit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Podkastin "Flasim" se marrëveshja synon të garantojë rezervën strategjike të produkteve energjetike, në kushtet kur krizat ndërkombëtare kanë treguar rëndësinë e sigurisë së furnizimit.

Sipas tij, partneriteti me ENI-n parashikon jo vetëm krijimin e kapaciteteve magazinuese, por edhe ngritjen e një operatori të ri në tregun shqiptar të energjisë dhe hidrokarbureve.

Operatori synohet të zhvillojë aktivitet tregtar si në tregun e brendshëm, ashtu edhe në atë rajonal, duke u mbështetur në përvojën dhe ekspertizën e kompanisë italiane.

“Ky partneritet nuk është thjesht një marrëveshje mes qeverisë dhe një kompanie ndërkombëtare, por është një investim afatgjatë”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë tha se bashkëpunimi pritet të rrisë sigurinë e furnizimit dhe të sjellë njohuri teknike dhe ekspertizë në menaxhimin e rezervave energjetike.

ENI është një nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare që operon në sektorin e naftës, gazit dhe energjisë. Marrëveshja synon të forcojë kapacitetet e Shqipërisë për përballimin e ndërprerjeve të mundshme të furnizimit dhe luhatjeve të tregjeve globale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat