“The Albanian Files”, Rama: Projekt i pavarur me 60 studio ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit të krijuar rreth librit “The Albanian Files”, një botim që përmbledh projekte, ide dhe reflektime të 60 arkitektëve dhe studiove ndërkombëtare që kanë punuar në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit.
Në Podkasin "Flasim", Rama e cilësoi librin si një prej botimeve më të rëndësishme të viteve të fundit në fushën e arkitekturës dhe zhvillimit urban. Sipas tij, përfshirja e studiove të njohura ndërkombëtare në projektet e realizuara në vend ka krijuar mundësi bashkëpunimi dhe zhvillimi profesional edhe për arkitektët dhe urbanistët e rinj shqiptarë.
Kryeministri kundërshtoi kritikat ndaj botimit, duke deklaruar se ai nuk është një projekt i kontrolluar nga qeveria dhe se kontributi i tij është kufizuar në shkrimin e parathënies.
Sipas Ramës, libri është konceptuar dhe kuruar nga Anneke Abhelakh, ndërsa secili prej autorëve ka pasur pavarësi të plotë në përzgjedhjen e projekteve, teksteve dhe materialeve të publikuara.
Një pjesë e debatit është përqendruar te një tekst i arkitektit Reinier de Graaf, përfaqësues i studios ndërkombëtare OMA, e themeluar nga arkitekti Rem Koolhaas. Rama argumentoi se teksti ka karakter ironik dhe satirik dhe nuk duhet interpretuar si një deklaratë politike apo si një thirrje reale drejtuar tij.
Kryeministri shtoi se prania e materialeve kritike apo ironike në libër dëshmon, sipas tij, autonominë editoriale të autorëve. Ai deklaroi se nuk e kishte parë përmbajtjen e plotë të botimit përpara publikimit.
“The Albanian Files” sjell një përmbledhje të projekteve arkitekturore dhe urbane të zhvilluara në Shqipëri dhe të marrëdhënies mes arkitekturës, transformimit të qyteteve dhe politikave të zhvillimit.
Ministri Hoxha në forumin e Dubrovnikut:- Anëtarësimi në BE, i vetmi drejtim për të ardhmen e Shqipërisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci, ku u prit fillimisht nga homologu i tij kroat Gordan......
46% më shumë individë zgjedhin formimin profesional - AKPA: Mbi 6.700 qytetarë përfituan gjatë pesë muajve
Interesi për formimin profesional në vend vijon të rritet. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, gjatë periudhës......
Nxehtësia ekstreme në Evropë - Temperatura rekord dhe frikë për ndikimin ekonomik
Temperatura rekord po godasin Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën, por sipas parashikimeve, një rënie e lehtë e temperaturave pritet nga e hëna. Saarbrücken në......
Doganat fshijnë 505 milionë lekë detyrime të papaguara - Ligji i faljes/ 264 subjekte përfituan nga skema. Procesi vijon deri në fund të vitit
Deri më tani, 264 subjekte kanë përfituar nga falja e detyrimeve doganore që kishin mbetur të papaguara deri në fund të vitit 2014. Sipas të dhënave nga......
Trump kërcënon me tarifa 100% - Për vendet që vendosin taksë mbi shërbimet digjitale për kompanitë amerikane
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi se do të vendosë tarifa 100% për mallrat nga çdo vend që vendos një taksë mbi shërbimet digjitale për kompanitë......
SHBA-të sulmojnë Iranin - Në përgjigje të sulmit ndaj një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit
Ushtria amerikane sulmoi Iranin në përgjigje të një sulmi me dron iranian ndaj një anijeje mallrash në Ngushticën e Hormuzit, me secilin vend që akuzon......
Shqipëria merr drejtimin e 'Global Agritourism Network'/ Moment i rëndësishëm, vendi në krye të rrjetit më të madh botëror të agroturizmit
Shqipëria ka shënuar arritje të rëndësishme në zhvillimin e agroturizmit ndërkombëtar, duke marrë për herë të parë drejtimin e Rrjetit Global të Agroturizmit......
Lojërat e fatit, rregulla të reja për fondin e posaçëm - AMLF merr administrimin, projektet nën kontroll financiar
Të ardhurat e krijuara nga veprimtaritë e lojërave të fatit do të administrohen përmes një fondi të posaçëm, nën përgjegjësinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes......



