Rama në Gdansk: Rindërtimi i Ukrainës dhe zgjerimi i BE-së janë pjesë e së njëjtës strategji

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për rindërtimin e Ukrainës, të zhvilluar në Gdansk të Polonisë, ku në fokus ishin mbështetja për Kievin dhe arkitektura e ardhshme e sigurisë europiane.
Rama deklaroi se Shqipëria rikonfirmoi qëndrimin e saj në mbështetje të Ukrainës, ndërsa nënvizoi se procesi i rindërtimit të vendit dhe afrimi i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian nuk duhet të trajtohen si çështje të ndara.
Sipas tij, integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, Moldavisë dhe Ukrainës duhet të konsiderohet pjesë e së njëjtës qasje strategjike për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në kontinent.
“Rindërtimi i Ukrainës dhe afrimi i mëtejshëm i Ballkanit Perëndimor, përfshirë Moldavinë dhe Ukrainën, në Bashkimin Europian, nuk duhen parë si dy procese të ndara”, deklaroi Rama në Podkastin “Flasim".
Kreu i qeverisë theksoi se këto procese lidhen me objektivin për një Europë më të bashkuar, më të qëndrueshme dhe më të sigurt.
Konferenca mblodhi përfaqësues politikë dhe institucionalë për të diskutuar mbështetjen afatgjatë për Ukrainën, financimin e rindërtimit dhe bashkëpunimin mes vendeve europiane për përballimin e sfidave të sigurisë.
Rama për takimin me Macron në Paris: Në fokus integrimi europian dhe partneriteti Shqipëri–Francë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Paris, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron, ku në fokus të diskutimeve ishin partneriteti strategjik......
“The Albanian Files”, Rama: Projekt i pavarur me 60 studio ndërkombëtare
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit të krijuar rreth librit “The Albanian Files”, një botim që përmbledh projekte, ide dhe reflektime të 60......
Ministri Hoxha në forumin e Dubrovnikut:- Anëtarësimi në BE, i vetmi drejtim për të ardhmen e Shqipërisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci, ku u prit fillimisht nga homologu i tij kroat Gordan......
46% më shumë individë zgjedhin formimin profesional - AKPA: Mbi 6.700 qytetarë përfituan gjatë pesë muajve
Interesi për formimin profesional në vend vijon të rritet. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, gjatë periudhës......
Nxehtësia ekstreme në Evropë - Temperatura rekord dhe frikë për ndikimin ekonomik
Temperatura rekord po godasin Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën, por sipas parashikimeve, një rënie e lehtë e temperaturave pritet nga e hëna. Saarbrücken në......
Doganat fshijnë 505 milionë lekë detyrime të papaguara - Ligji i faljes/ 264 subjekte përfituan nga skema. Procesi vijon deri në fund të vitit
Deri më tani, 264 subjekte kanë përfituar nga falja e detyrimeve doganore që kishin mbetur të papaguara deri në fund të vitit 2014. Sipas të dhënave nga......
Trump kërcënon me tarifa 100% - Për vendet që vendosin taksë mbi shërbimet digjitale për kompanitë amerikane
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi se do të vendosë tarifa 100% për mallrat nga çdo vend që vendos një taksë mbi shërbimet digjitale për kompanitë......
SHBA-të sulmojnë Iranin - Në përgjigje të sulmit ndaj një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit
Ushtria amerikane sulmoi Iranin në përgjigje të një sulmi me dron iranian ndaj një anijeje mallrash në Ngushticën e Hormuzit, me secilin vend që akuzon......



