Si do administrohen pasuritë e sekuestruara? - Nga ndërtimet pa leje, tek kriptomonedhat. Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

Qeveria do të ndryshojë rregullat për pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara, duke synuar administrimin më të mirë të tyre, përmes një institucioni të vetëm.
Projektligji i cili sjell ndryshime në ligjin aktual “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara” është depozituar për diskutim në komisionet parlamentare, dhe synon përmirësimin e kuadrit ligjor për menaxhimin dhe përdorimin e këtyre aseteve nga shteti.
Ndryshimet parashikojnë zgjerimin e objektit të ligjit, duke përfshirë jo vetëm pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga organet e drejtësisë, por edhe të atyre që konfiskohen nga pushtetit vendor, që janë kryesisht ndërtimet pa leje, duke mundësuar rikthimin në komunitet të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme.
Në kuadër të ndryshimeve, parashikohet krijimi i një fondi të posaçëm të dedikuar për administrimin e ndërtimeve pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për funksione zhvillimore, sociale apo institucionale.
Një risi kryesore është parashikimi që Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara të kryejë vetë edhe procedurat e shitjes së pasurive, përveç qiradhënies, përmes ankandit publik, duke marrë drejtpërdrejt përgjegjësinë për vlerësimin, administrimin dhe transferimin e të ardhurave.
Drafti përfshin gjithashtu kriptomonedhat në kategorinë e pasurive të luajtshme që mund të sekuestrohen dhe konfiskohen, duke i dhënë bazë ligjore për herë të parë administrimit të tyre nga institucionet shtetërore.
Sipas relacionit shpjegues, projektligji synon të shkurtojë afatet procedurale të administrimit dhe shitjes së pasurive, të rrisë eficiencën e përdorimit të tyre dhe të kontribuojë në rritjen e të ardhurave publike, pa sjellë kosto shtesë për buxhetin e shtetit.
Diskutimi në komisione parlamentare pritet të fokusohet në mënyrën e zbatimit të risive, mekanizmat e kontrollit dhe rolin e institucioneve përgjegjëse në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Gjatë vitit 2025, vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara është rreth 45.4 milionë euro, prej të cilave rreth 43.49 milionë euro, është vlera e aseteve të sekuestruara, ose rreth 96% e totalit, dhe rreth 1.91 milionë euro përfaqësojnë vlerën e aseteve të konfiskuara.
Finalja e Kupës së Botës në tym? - Situata e pazakontë në Nju Jork. Shiu në fundjavë do të pastrojë ajrin
Një shtresë e dendur tymi nga zjarret në Kanada ka përkeqësuar cilësinë e ajrit në Nju Jork dhe Nju Xhersi, ku Spanja dhe Argjentina do të takohen në finalen......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pasi kaloi një javë relativisht pozitive pësoi zbritje ditën e djeshme duke e mbyllur këtë javë negativisht edhe pse pa luhatje të ndjeshme......
OSSH, investim mbi 144 mln lekë në Elbasan - Shpallen dy procedura prokurimi për përmirësimin e rrjetit elektrik
Drejtoria Rajonale e OSSH Elbasan ka shpallur dy procedura prokurimi, të cilat synojnë përmirësimin e rrjetit elektrik në qytetin e Elbasanit dhe në zonën e......
Bluza e Pelé shitet për 4.9 milionë dollarë - Vendin e parë e mban “Dora e Zotit” e Maradonës, me 9.3 milionë dollarë
Një bluzë e veshur nga Pelé gjatë performancës së tij të shkëlqyer në finalen e Kupës së Botës FIFA 1958 është shitur në shtëpinë e ankandeve, Sotheby's për......
Qiratë dhe pagat “furnizojnë” buxhetin - 476 milionë euro në 6 muaj, u arkëtuan 63 milionë euro mbi planin
Gjysma e parë e vitit është mbyllur me ecuri teje pozitive për financat publike pothuajse në të gjithë zërat e të të ardhurave. Ndërkohë që taksimi i punës,......
20 mld euro kursime nga energjia diellore - Evropa bën llogaritë pas shtrenjtimit të lëndëve djegëse fosile
Energjia diellore po e mbron Evropën nga kostot e importit të lëndëve djegëse fosile, ndërsa lufta kundër Iranit vazhdon të mbajë çmimet e naftës dhe gazit......
Tregu global i vajit të ullirit po stabilizohet - Konsumatorët në SHBA po e preferojnë gjithmonë e më shumë
Kompania më e madhe në botë e vajit të ullirit, spanjollja Deoleo, thotë se periudha e paqëndrueshmërisë shumë të lartë i ka lënë, pa dyshim, vendin kushteve......
“Siguria globale e energjisë, në rrezik” - Kreu i IEA kërkon hapjen brenda pak javësh të Hormuzit
Nëse SHBA-të dhe Irani nuk e rrisin së shpejti naftën që rrjedh përmes Ngushticës së Hormuzit, bota duhet të shqetësohet për sigurinë energjetike, tha......

