Shqipëria Postuar më 17 Korrik 2026, 11:03

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pasi kaloi një javë relativisht pozitive pësoi zbritje ditën e djeshme duke e mbyllur këtë javë negativisht edhe pse pa luhatje të ndjeshme këtë të premte duke u blerë sot me 81.2 lekë dhe duke u shitur me 82.2 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane vijon edhe këtë fundjavë të mos regjistrojë lëvizje të konsiderueshme të kuotës duke u blerë mëngjesin e sotëm me 93.2 lekë dhe duke u shitur me 94 lekë në raport me ditën e djeshme.

Franga zvicerane sakaq e mbyll këtë javë pozitivisht duke shënuar rritje të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e kësaj të premte me 100.5 lekë dhe është shitur me 101.7 lekë.

Paundi britanik ndërkaq ka pësuar zbritje të lehtë të vlerës këtë të premte duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë sot me 109.3 lekë dhe është shitur me 110.5 lekë referuar tregut të brendshme valutor në raport me dje.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat