Temperaturat e larta, rritet rreziku nga zjarret - Emergjencat civile, zjarrfikësit dhe shëndetësia me plan masash

Temperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre në vend, ndërsa strukturat e emergjencave civile janë vendosur në gatishmëri për përballimin e vatrave të mundshme gjatë ditëve në vijim.
Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nga data 22 qershor deri më tani janë evidentuar rreth 160 zjarre në të gjithë vendin.
Pjesa më e madhe e tyre kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi, shkurre, pyje, mbetje urbane dhe zona pranë vendbanimeve, ndërsa 33 raste janë klasifikuar si zjarre urbane.Së fundmi janë raportuar 3 vatra në zonën e Porto Palermos, por ndërhyrja e zjarrfikësve, emergjencave civile, policisë dhe shërbimit pyjor i ka vënë flakët nën kontroll dhe më pas i ka shuar plotësisht.
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, në Komisionin Teknik Këshillimor paraqiti planin e masave të marra.
Ndërkaq, edhe kreu i Qendrës Kombëtare të urgjencës, paraqiti planin e masave të ndërmarra nga institucionet shëndetësore lidhur me situatën e zjarreve.
Në ditët në vijim, temperaturat pritet të mbeten të larta, me maksimumet që në disa zona të vendit mund të arrijnë deri në 35 apo 36 gradë Celsius.
Përveç rrezikut nga zjarret, temperaturat e larta paraqesin shqetësim edhe për shëndetin e qytetarëve, sidomos për të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme kronike. Mjekët këshillojnë shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut, konsumimin e ujit dhe kufizimin e aktiviteteve fizike në ambiente të hapura.
Kursi i këmbimit/ Rikuperon Dollari amerikan. Franga humbet pikë
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë në raport me një ditë më parë duke ndryshuar trendin e saj zbritës teksa ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes......
Ari rritet, tregjet presin procesverbalin e Rezervës Federale - Cilat janë pritshmëritë dhe lëvizjet e investitorëve?
Çmimet e arit u rritën nga niveli më i ulët gati njëjavor, ndërsa investitorët prisnin me padurim procesverbalin e takimit të Rezervës Federale me shqetësime......
Armëpushimi i SHBA-së me Iranin po lëkundet - Valë e re sulmes, Rutte: Sulmet janë të nevojshme
Udhëheqësit evropianë të NATO-s synojnë të bindin Donald Trump të riangazhohet ndaj aleancës ushtarake, pasi Presidenti i SHBA-së ringjalli mosmarrëveshjet......
Shqipëria mes ekonomive me rritjen më të lartë në Europë - FMN: Performanca, dukshëm mbi mesataren e parashikuar për eurozonën
Ekonomia shqiptare pritet të rritet mesatarisht me 3.19% në vit, gjatë periudhës 2027–2031. Sipas projeksionit të FMN-së, në grup ekonomish me ritme të larta......
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 5% - SHBA-të rivendosin sanksionet mbi shitjet e naftës iraniane
Shtetet e Bashkuara rivendosën sanksionet mbi naftën iraniane, pasi një zyrtar amerikan paralajmëroi se sulmet e Iranit ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit......
Kush i pagoi shqiptarët në 2025? Biznesi privat mbulon gati gjysmën e kompensimit. Shteti, paguesi i dytë më i madh
Në një ekonomi ku paga mbetet treguesi më i ndjeshëm për qytetarët, pyetja se kush e financon realisht punën në Shqipëri nuk është thjesht statistikë. Ajo......
Rruga Elbasan–Rrogozhinë 87% e përfunduar/ Karakaçi: Vijojnë punimet në segmentin e Korridorit VIII
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se punimet për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan–Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII,......
Zaçaj: Ekonomia shqiptare mbetet e qëndrueshme përballë pasigurive globale
Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Holta Zaçaj, mori pjesë në Mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit......



