Shqipëria Postuar më 15 Korrik 2026, 10:43

Transformim i kampuseve rajonale të arsimit profesional - Investimi i ri i FSHZH do të modernizojë infrastrukturën

Nga Ernilda Luzi

Transformim i kampuseve rajonale të arsimit profesional - Investimi i ri i

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për transformimin e infrastrukturës akomoduese në kampuset rajonale të arsimit profesional, që synon përmirësimin e ambienteve të punës me pajisje dhe infrastrukturë bazë dhe krijimin e ambienteve moderne të punës.

Fondi limit i përllogaritur për këtë projekt është 7 milionë e 954 mijë lekë. Ndërkohë, objekti i kontratës përfshin projektimin e arredimit të ambienteve të brendshme, me synim realizimin e një investimi funksional dhe të qëndrueshëm.

Sipas dokumenteve të tenderit, projekti do të zhvillohet në ambientet e Kompleksit “Halili”, ku aktualisht hapësirat janë të pamobiluara dhe jashtë përdorimit. Andaj, parashikohen ndërhyrje për përshtatjen e hapësirave ekzistuese në funksion të aktiviteteve administrative dhe trajnuese. Punimet nuk do të prekin strukturën mbajtëse të godinës, por do të fokusohen në riorganizimin e ambienteve të brendshme, rehabilitimin e sipërfaqeve dhe mobilimin e tyre.

Plani parashikon riorganizimin e ambienteve për krijimin e zyrave administrative, një mjedisi të hapur pune, sallës së seminareve, ambienteve të financës dhe drejtimit. Projekti synon të optimizojë përdorimin e hapësirave ekzistuese, të përmirësojë kushtet e punës për stafin dhe të krijojë një mjedis modern e funksional.

Nga ana tjetër, projekti synon krijimin e një infrastrukture administrative moderne, të qëndrueshme dhe të përshtatur me nevojat aktuale të institucionit, duke përmirësuar njëkohësisht cilësinë e ambienteve të punës dhe efikasitetin e shërbimeve.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat