Shqipëria Postuar më 14 Korrik 2026, 11:53

Fermerët shesin 261 milionë euro produkte jashtë kufijve - Salla: Po prodhohet me cilësi të lartë, nuk kemi pasur problematika

Nga Elisabeta Dosku

Fermerët shesin 261 milionë euro produkte jashtë kufijve - Salla:

Sezoni bujqësor për  gjysmën e parë të këtij ka qenë i mbarë dhe po ashtu edhe eksportet. Në një intervistë për SCAN TV, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla theksoi se fermerët shqiptarë po prodhojnë më cilësi të lartë dhe se deri më tani regjistrohen afro 261 milionë euro eksporte të produkteve bujqësore në tregjet evropiane por jo vetëm.

“Me një prodhim shumë të mirë gjatë këtij viti dhe dua të theksoj që bujqit tanë dhe të gjithë fermerët kanë bërë një punë të shkëlqyer me prodhimin, pa problematika. Çfarë do të thotë kjo? Që kanë bërë një prodhim pa mbetje pesticidesh, është një punë shumë e mirë që asnjë nga ngarkesat që ne kemi kaluar në eksport, e kemi dërguar në vendet e Bashkimit Europian, nuk ka pasur problematika të kësaj natyre. Jemi rritur me një përqindje të vogël doja të thoja, por është është shumë domethënëse, përtej problematikave siç kanë qenë përmbytjet, prodhimi ka qenë shumë i mirë, por edhe me një vlerë prej 261 milionë euro deri tani, pra mund të them deri në 5-mujorin e parë për shkak të të vlerës apo të shumës që që është dërguar në eksport që ka një zë një rol të rëndësishëm në ekonominë e fermerëve dhe të eksportit që ne kryejmë në bujqësi.”

I pyetur mbi efektshmërinë e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2026, e cila ka sjellë risi, Ministri theksoi se ajo është hartuar sipas kërkesave të fermerëve dhe se interesi ka qenë i lartë.

"E kemi mbyllur skemën me datë 6. Kemi ngritur grupet e punës për të verifikuar të gjithë fermerët. Është një vlerë që ka një interes sepse duket nga nga vetë fakti që mbi 70 milionë euro janë dërguar drejt aplikimeve në skemën kombëtare, që është një shifër goxha me interes ndaj fermerëve. Pra, kanë besim që duhet duhet të përfitojnë dhe janë janë të interesuar faktikisht që të shkojnë këto para drejt tyre. Ne me grupin e punës, në urgjencë do të kryejmë të gjitha procedurat ligjore për ata që kanë aplikuar, nëse ka problematika në dokumentacion apo ndonjë problem tjetër që lidhet me me sektorin bujqësor apo me fermerët vetë nëse ka një një shqetësim të kësaj natyre.

Të gjitha takimet që unë kam kryer, në dëgjesat e tyre, kemi reflektuar sugjerimet e tyre, që nga ajo që është heqja e naftës, që nga futja e e skemave të reja, siç është siç është për dosat, siç është për pjesën e uljes së pragut."

Ndër të tjera Ministri theksoi se Skema Kombëtare është vetëm një ndër elementët e mbështetjes së sektorit, ndërkohë që paralelisht po zbatohet Garancia Sovrane, si dhe së shpejti pritet të hapet dhe programi IPARD.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat