SHBA rimburson 81 mld USD nga tarifat e Trump - Gjykata e Lartë i shpalli të paligjshme, presidenti njofton tarifa të reja

Qeveria amerikane ka kthyer tashmë dhjetëra miliarda dollarë në tarifa që kishte mbledhur përpara se Gjykata e Lartë t’i shpallte ato të paligjshme, sipas shifrave të buxhetit të publikuara të hënën. Tarifat kanë qenë një pjesë kyçe e planit ekonomik të Donald Trump, që kur ai mori përsëri detyrën vitin e kaluar. Në shkurt, Gjykata e Lartë anuloi një pjesë të madhe të tarifave shtesë që Trump kishte firmosur, duke e detyruar qeverinë t’u kthente paratë kompanive që i kishin paguar.
Sipas të dhënave të buxhetit, Shtetet e Bashkuara kanë paguar plot 81 miliardë dollarë në rimbursime tarifash, për këtë vit fiskal, i cili filloi në tetor 2025, krahasuar me 5 miliardë dollarë gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Një zyrtar i departamentit të Thesarit tha se rritja e tarifave ishte pothuajse tërësisht për shkak të vendimit të Gjykatës së Lartë, ndërsa shumica e rimbursimeve janë bërë në maj dhe qershor.
Trump i kishte paraqitur tarifat si një zgjidhje gjithëpërfshirëse për ekonominë, me synimin për ti rikthyer fabrikat në SHBA, duke arritur marrëveshje më të mira tregtare dhe duke mbyllur deficitin në buxhetin federal. Por deficiti, i cili ishte zvogëluar lehtë vitin e kaluar falë të ardhurave nga tarifat, tani po rritet përsëri. Ai arriti në 1.36 trilion dollarë në nëntë muajt e parë të vitit fiskal, duke u rritur me 2%.
Shtetet e Bashkuara shpenzuan më shumë se 1 trilion dollarë vetëm për të paguar interesat e borxhit, në rritje me 14%, ndërsa shpenzimet ushtarake u rritën me 5%, për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
Tarifa aktuale e përkohshme globale prej 10%, do të skadojë më 24 korrik, por Shtëpia e Bardhë po përgatit skema të reja, për shkak të asaj që e sheh si zbatim të dobët të ligjeve kundër punës së detyruar dhe kapacitet të tepërt industrial.
Propozimi i fundit mund të ndikojë partnerët kryesorë tregtarë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Japoninë, Indinë, Tajvanin dhe Kinën, dhe do t'i mundësonte presidentit Trump të anashkalonte kufizimet e mëparshme të vendosura nga Gjykata e Lartë, në axhendën e tij proteksioniste. Normat e reja të tarifave pritet të jenë midis 10% dhe 12.5%. Muajin e kaluar Trump kërcënoi gjithashtu me një tarifë prej 100% ndaj vendeve europiane, që aplikojnë një taksë shtesë mbi kompanitë më të mëdha amerikane të teknologjisë.
Mbretëria e Bashkuar ka një taksë prej 2% mbi shërbimet dixhitale, që zbatohet për platformat e mëdha të mediave sociale, motorët e kërkimit dhe tregjet online. Taksa, e cila aplikohet për kompani të tilla si Apple, Google dhe Amazon, mblodhi më shumë se 800 milionë paund në vitet 2024-25. Franca, Spanja dhe Italia zbatojnë një taksë prej 3% mbi shërbimet dixhitale për kompanitë e mëdha që operojnë në vendet e tyre, ndërsa disa vende të tjera të BE-së ose i kanë zbatuar ose kanë propozuar politika të ngjashme.
Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë të negociatave - Sot, konferenca e IX ndërqeveritare në Bruksel
Negociatat me Bashkimin Europian kanë hyrë në një fazë të re për Shqipërinë. Në Bruksel do të mbahet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku do të......
Forcohet sërish Dollari amerikan – Franga humbet pikë
Dollari amerikan e ka vijuar edhe këtë të martë trendin e tij pozitiv duke regjistruar sërish rritje të vlerës në raport me ditën që lamë pas teksa është......
Shkolla e mesme, pa garanci për punë/ Më shumë të papunë afatgjatë me gjimnaz se ato me arsim 8/9 vjeçar
Numri i të papunëve afatgjatë u ul gjatë vitit 2025, por të dhënat tregojnë se përmirësimi nuk është shpërndarë njësoj mes grupmoshave, gjinive dhe niveleve......
Tregu i kapitaleve me “rregulla të reja loje” - Poshnjari: Emetuesit e titujve do të kenë detyrime të reja për publikimin e informacionit
Me projektligjin e ri për transparencën e titujve qeveritarë, emetuesit e këtyre titujve, ose shoqëritë e listuara në tregun e rregulluar, janë të detyruar......
Punonjësit paguan 939 milionë euro për pensione/ 6-mujori 2026, rritje me 92 milionë euro. Cilat janë arsyet?
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 93.9 miliardë lekë apo rreth 939 milionë euro në gjysmën e parë të vitit nga detyrimet që kanë paguar punonjësit në sektorin,......
BE, 25% e energjisë u prodhua nga dielli - Në qershor kryesuan Gjermania, Spanja dhe Polonia
Energjia diellore gjeneroi një rekord prej 52 TWh të energjisë elektrike në BE në qershor 2026, duke përbërë 25 përqind të prodhimit mujor për bllokun. Kjo......
Bizneset kërkojnë ulje të kostove të energjisë - CBI dhe Energy UK, thirrje qeverisë së re të heqë disa tarifa, ul faturat me 20%
Organizatat kryesore të biznesit dhe sektorit energjetik në Britaninë e Madhe i kanë bërë thirrje qeverisë së re të ndërmarrë masa urgjente për uljen e......
Qeveria merr më pak borxh nga tregu i brendshëm - Bonot e thesarit mbeten instrumenti kryesor i financimit, por emetimet ranë
Ministria e Financave ka shitur 229 miliardë lekë tituj qeveritarë gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Të dhënat tregojnë se qeveria ka nxjerrë në ankande......

