Shqipëria Postuar më 14 Korrik 2026, 10:54

Forcohet sërish Dollari amerikan – Franga humbet pikë

Nga Edel Strazimiri

Forcohet sërish Dollari amerikan – Franga humbet pikë

Dollari amerikan e ka vijuar edhe këtë të martë trendin e tij pozitiv duke regjistruar sërish rritje të vlerës në raport me ditën që lamë pas teksa është blerë sot me 81.6 lekë dhe është shitur me 82.6 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane ka vazhduar të qëndrojë e qëndrueshme edhe këtë mëngjes duke mos u luhatur nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 93.3 lekë dh është shitur me 94.1 lekë.

Franga zvicerane sakaq ka pësuar zbritje të ndjeshme të vlerës në raport me ditën e hënë teksa është blerë mëngjesin e kësaj të marte me 100.4 lekë dhe është shitur me 101.7 lekë duke vijuar luhatjet dhe paqëndrueshmërinë edhe sot.

Paundi britanik sakaq duke konstant këtë të martë duke mos pasur luhatje të konsiderueshme të kuotës teksa është blerë sot në raport me dje me 109 lekë dhe është shitur me 110 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat