Tregu i sigurimeve arrin në 27 miliardë lekë - Xhemali: Në 2026-ës, risi verifikimi i policave me QR code

Sigurimi i detyrueshëm vijon të dominojë tregun e sigurimeve në vend duke dhënë sinjale për më shumë hapësira për diversifikim.
Adela Xhemali, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka raportuar në Komisionin parlamentar të Ekonomisë për ecurinë e këtij tregu në vitin 2025, ku thekoi se sistemi bonus-malus ka sjellë përfitime për drejtuesit e automjeteve.
“Rënie 2.2 për qind i primit nga bonus malus. Tregu i sigurimeve, gjatë 2025-ës primet e shkruara bruto arritën në 27 miliardë lekë, me rritje 10.5 për qind në krahasim me vitin 2024. Sigurimi i detyrueshëm dominon, dhe kjo tregon se tregu ka me shumë hapësire për diversifikim. Portofoli i investimeve arriti ne 46 miliardë lekë me një rritje prej 9 %. Gjatë 2025-ës demet e paguara kane mbetur në nivele të qëndrueshme dhe AMF ka vijuar monitorimin e vazhdueshëm të praktikave të vlerësimit dhe likuidimit. Numri i dëmeve pezull nga shoqëritë e sigurimeve arriti në 12.309 duke shënuar rënie”.
Nga ana tjetër, Drejtuesja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ka bërë me dije edhe prioritetet e këtij institucioni për këtë vit.
“Prioritetet mbeten të lidhura ngushtë me procesin e integrimit europian. Modernizimin e mbikëqyrjes. Puna jonë po fokusohet tek kuadri ligjor. Ka vijuar puna për modernizimin e tregut të sigurimeve. Risi është verifikimi i policës me QR code”.
Gjatë vitit 2025, tregjet nën mbikëqyrje u karakterizuan nga qëndrueshmëri dhe zgjerim i aktivitetit. Vlera totale e aktiveve në këto tregje arriti në 149 miliardë lekë, me rritje vjetore 13%, duke reflektuar një rol gjithnjë e më të rëndësishëm të sistemit financiar jobankar në ekonominë shqiptare dhe në vendimmarrjen financiare të qytetarëve duke filluar nga sigurimi dhe mbrojtja ndaj rrezikut, tek kursimi afatgjatë, investimi dhe planifikimi i pensionit.
Nafta dhe benzina me çmime të reja - Operatorët paralajmërohen për masa në rast shkeljesh
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në tregun vendas, të cilat hynë në fuqi sot, më 16 qershor 2026, në orën......
Sa para’ mund të sjellë në 1 vit një Air Bnb? Analiza tregon ndryshimet mes kryeqytetit, bregdetit dhe destinacioneve turistike
Tregu i Airbnb në Shqipëri po zgjerohet me shpejtësi, me një rritje prej 54.5% të listimeve dhe të ardhura mesatare vjetore rreth 1.17 milionë lekë për......
Ligji i faljes fiskale/ Ja kush përfiton nga fshirja e detyrimeve dhe kamatëvonesave
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar sqarimet më të fundit për zbatimin e ligjit “Për fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore të papaguara”, duke......
Kush abuzon me fondet e BE, 2 deri 5 vite burg - Ndryshon Kodi Penal/ Forcohen masat ndaj mashtrimeve me fondet europiane
Qeveria shqiptare ka iniciuar ndryshime të reja në Kodin Penal, në kuadër të përafrimit të legjislacionit kombëtar me acquis të Bashkimit Evropian në fushën......
IA po transformon ekonominë dhe shoqërinë në Kosovë - Ministri Jagxhiu: Përdorimi i saj në të gjitha fushat, një domosdoshmëri
Inteligjenca Artificiale po transformon me shpejtësi ekonominë dhe shoqërinë në Kosovë, ndërsa përdorimi i saj në të gjitha fushat është tashmë një......
FSHZH, rikonstruksion rrugësh në disa qytete - Nga Kopliku, në Konispol. Investime në infrastrukturën rrugore
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e dy procedurave të rëndësishme tenderuese, me një fond të përgjithshëm prej afro 850 milionë lekësh, për......
Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari amerikan dhe Paundi britanik
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të martë pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 81.2 lekë dhe......
Tregjet vlerësojnë rikthimin e furnizimit me naftë - Çmimet vijojnë rënien pas arritjes së marrëveshjes së paqes SHBA-Iran
Çmimet e naftës zgjeruan humbjet të martën, ndërsa tregjet vlerësuan perspektivat për një rifillim të furnizimit përmes Ngushticës së Hormuzit dhe mungesës......



