Inflacioni arrin në 3% në Maj/ Norma preku objektivin e Bankës së Shqipërisë, çmimet vijojnë të rriten

Inflacioni në Shqipëri u ngjit në 3% gjatë muajit maj, duke arritur nivelin objektiv të Bankës së Shqipërisë dhe duke sinjalizuar rritje të presioneve mbi çmimet në ekonomi. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se norma vjetore e inflacionit u rrit nga 2.8% në prill në 3% në maj, niveli më i lartë i viteve të fundit, duke reflektuar pasojat e Luftës në Lindjen e Mesme.
Megjithëse krahasuar me muajin prill çmimet e konsumit shënuan një rënie të lehtë prej 0.04%, në terma vjetorë ato vijojnë të rriten, të nxitura kryesisht nga kostot e transportit, energjisë dhe strehimit.
Grupi me rritjen më të fortë të çmimeve mbetet transporti, me një rritje vjetore prej 7.8%, ndërsa sigurimet dhe shërbimet financiare u shtrenjtuan me 4.9%. Po ashtu, grupi "Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera" si dhe "Argëtim, sport dhe kulturë" shënuan rritje prej 4.2%, ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike u rritën me 2.2% krahasuar me një vit më parë.
Sipas INSTAT, ndikimin më të madh në inflacionin total e dhanë qiratë, uji, energjia elektrike, gazi dhe karburantet e tjera, me 0.84 pikë përqindje, të ndjekura nga ushqimet dhe pijet joalkoolike, me 0.76 pikë përqindje, si dhe transporti, me 0.51 pikë përqindje.
Edhe çmimet e ushqimeve vijojnë të ushtrojnë presion mbi buxhetet e familjeve shqiptare. Sipas të dhënave, rritjen më të fortë e kanë shënuar peshku dhe produktet e tjera të detit, me 9.2% krahasuar me majin e një viti më parë. Pas tyre renditen mishi i freskët me 4.2%, frutat e freskëta dhe të thata me 3.9% dhe kafshët e gjalla e produktet e mishit me 3.6%, ndërsa grupi i përgjithshëm i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike është shtrenjtuar me 2.2%, duke konfirmuar se ushqimet mbeten një nga faktorët kryesorë që ushqejnë inflacionin.
Rritja e inflacionit në nivelin 3% vjen në një moment kur Banka e Shqipërisë ka deklaruar se objektivi i saj është stabilizimi i inflacionit rreth këtij niveli. Megjithatë, qëndrimi i inflacionit pranë ose mbi objektiv mund të shtojë pritshmëritë që banka qendrore të shqyrtojë një shtrëngim të politikës monetare, përmes rritjes së normës bazë të interesit, nëse presionet mbi çmimet rezultojnë më të qëndrueshme.
Aktualisht norma bazë e interesit ndodhet në 2.5%, ndërsa vendimet e ardhshme të Bankës së Shqipërisë pritet të varen nga ecuria e inflacionit dhe zhvillimet në ekonominë e brendshme dhe tregjet ndërkombëtare.
Shqipëria bashkohet me nismën rajonale për transport më të sigurt ndaj rreziqeve klimatike
Shqipëria është bërë pjesë e një marrëveshjeje rajonale që synon forcimin e rezistencës së infrastrukturës së transportit përballë ndikimeve të ndryshimeve......
Windows rikthehet fuqishëm në Shqipëri/ iOS mbetet lider, ndërsa Android regjistron rënien më të madhe
Tregu shqiptar i teknologjisë po kalon një periudhë ndryshimesh interesante, teksa preferencat e përdoruesve për sistemet operative kanë lëvizur ndjeshëm......
Industria shqiptare synon 80% rritje në 2030 - “Made in Albania”, drejt më shumë eksporteve
Industria përpunuese pritet të marrë një rol më të madh në ekonominë shqiptare gjatë viteve të ardhshme. Strategjia Kombëtare Industriale 2026–2030 e vendos......
Mbi 159 mijë mjete të kontrolluara në pesë muaj - DPSHTRR: Autoveturat dominojnë testimet teknike
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar bilancin e kontrollit teknik të mjeteve për periudhën janar-maj 2026, duke......
Tirana Grand Prix, gara e makinave retro në kryeqytet - Drejtori i DPSHTRR, Bajraktari: Synojmë promovimin e trashëgimisë automobilistike
Është zhvilluar për të tretin vit radhazi Tirana Grand Prix, eventi më i madh në Shqipëri dedikuar automjeteve historike RETRO. Ky aktivitet u organizua nga......
‘Financim deri në 200 mijë lekë’ - Skema Kombëtare 2026 mbështet ripopullimin e ujërave me peshk!
Subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e akuakulturës do të kenë edhe këtë vit mundësinë të përfitojnë mbështetje financiare për ripopullimin e ujërave......
Forcohet Dollari amerikan – Franga dhe Euro e nisin javën negativisht
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81.8......
Inflacioni po i tejkalon rritjet e pagave - Ku po humbasin më shumë punëtorët në Evropë?
Çmimet po rriten përsëri në të gjithë Evropën, por pagat nuk po e mbajnë këtë ritëm. Inflacioni në BE arriti në 3.2% në prill 2026, niveli më i lartë që nga......



