Ku preferojnë të udhëtojnë shqiptarët? Për pushime brenda vendit, jashtë për të takuar të afërmit

Shqiptarët kryejnë miliona udhëtime çdo vit, por motivet ndryshojnë ndjeshëm në varësi të destinacionit. Brenda vendit dominojnë pushimet dhe koha e lirë, ndërsa udhëtimet jashtë Shqipërisë vijojnë të lidhen kryesisht me vizitat te të afërmit dhe miqtë, duke reflektuar ndikimin që emigracioni vazhdon të ketë në lëvizjet e popullsisë.
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2025 banorët e Shqipërisë, të moshës 15 vjeç e lart, realizuan rreth 4.5 milionë udhëtime për qëllime personale ose biznesi, brenda dhe jashtë vendit. Pothuajse të gjitha udhëtimet ishin për arsye personale, të cilat përbënin 97.6% të totalit, ndërsa ato për biznes vetëm 2.4%.
Brenda Shqipërisë, udhëtimet për pushime dhe kohë të lirë përbënin 52.8% të totalit, duke u renditur përpara vizitave te të afërmit dhe miqtë, që zinin 42.3%. Jashtë vendit panorama është e kundërt: 52% e udhëtimeve u kryen për të vizituar familjarë dhe miq, ndërsa 41.7% kishin si qëllim pushimet.
Të dhënat tregojnë se, megjithëse udhëtimet turistike janë bërë pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e lëvizjeve të shqiptarëve, lidhjet familjare me emigracionin vazhdojnë të jenë arsyeja kryesore e udhëtimeve jashtë vendit.
Sa i përket destinacioneve, Tirana ishte qarku më i vizituar brenda vendit, duke tërhequr 13.7% të udhëtimeve, e ndjekur nga Vlora me 12.2%. Më pas renditen Korça dhe Durrësi, secili me nga 7.3% të udhëtimeve.
Për udhëtimet jashtë Shqipërisë, Italia mbetet destinacioni më i preferuar me 11.3% të totalit, ndërsa Greqia renditet e dyta me 10.4%. Në vend të tretë është Gjermania me 4%, ndërsa një pjesë e udhëtimeve u drejtuan edhe në vende të tjera, si Turqia, Spanja dhe Mali i Zi.
Shqiptarët qëndruan mesatarisht 5.3 net për çdo udhëtim të realizuar gjatë vitit. Muajt korrik dhe gusht regjistruan numrin më të lartë të netëve të qëndrimit, duke konfirmuar se sezoni veror mbetet periudha kryesore e udhëtimeve dhe pushimeve.

30 Qershori, afati për faljen me kusht të detyrimeve/ Tatimpaguesit paguajnë vetëm 50 % të principalit, përfitojnë dhe gjobat
30 Qershori është afati i fundit për tatimpaguesit të cilët duan të përfitojnë nga falja me kusht e detyrimeve të prapambetura. Administrata tatimore ka......
Sa udhëtuan shqiptarët gjatë 2025-ës? Lëvizjet jashtë vendit regjistruan rritje prej 14.3%
Gjatë vitit 2025, banorët e Shqipërisë mbi moshën 15 vjeç kryen rreth 4.5 milionë udhëtime brenda dhe jashtë vendit, për qëllime personale apo biznesi. Të......
Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë në tregun valutor
Dollari amerikan ka regjistruar mëngjesin e sotëm një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë pasi është blerë këtë të martë me 82 lekë dhe......
Ndërtimi, nën vëzhgim gjatë pikut të vapës - Inspektoriati në terren, Muçaj: Rigorozitet në zbatimin e masave të sigurisë
Me rritjen e temperaturave, Inspektorati Shtetëror i Punës ka kaluar nga faza e ndërgjegjësimit në atë të kontrolleve në terren. Krahas përdorimit të......
Nga 1 Korriku nis kompensimi i fermerëve - Procedura e aplikimit me 5 hapa, 10% për faturat e lëshuara
Duke filluar nga data 1 Korrik, fermerët do të kenë mundësi të aplikojnë për të përfituar kompensimin 10% mbi faturat e shitjeve të produkteve bujqësore për......
Rritet përdorimi i internetit për kulturë/ Personat me arsim të lartë janë më aktivë online. 97% komunikojnë me mesazhe
Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit vijon të rritet në Shqipëri, me një shtim të ndjeshëm të aktiviteteve online gjatë vitit......
Turizmi, energjia dhe pronat tërheqin më shumë financim/ Rritet kredia e re për biznesit në Maj. Tregtia humbet terren
Kredia e re për biznesin vijoi rritjen edhe në muajin maj, e mbështetur kryesisht nga turizmi, industria përpunuese dhe sektori i energjisë. Sipas të dhënave......
Rritet numri i legalizimeve - ASHK: 31,234 qytetarë janë pajisur me certifikatë pronësie
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se, gjatë periudhës janar–maj 2026 janë trajtuar 343 mijë e 613 shërbime kadastrale përmes platformës e-Albania......



