Mbi 130 mijë pensionistë vazhdojnë të punojnë në Shqipëri/ Tregu po plaket. Rritet numri i të punësuarve mbi 65 vjeç

Numri i shqiptarëve që vazhdojnë të jenë aktivë në tregun e punës edhe pas moshës së pensionit është rritur gjatë vitit 2025, duke reflektuar ndryshimet demografike, por edhe nevojën e shumë të moshuarve për të siguruar të ardhura shtesë.
Sipas raportit të INSTAT për tregun e punës, numri i të punësuarve mbi moshën 65 vjeç arriti në 130,274 persona në vitin 2025, nga 119,862 që ishte një vit më parë. Kjo do të thotë se mbi 10 mijë persona më shumë vijuan të punojnë edhe pasi kanë kaluar moshën zyrtare të daljes në pension.
Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e tyre janë të vetëpunësuar në sektorin e bujqësisë. Sipas INSTAT, këta individë konsiderohen të punësuar edhe kur punojnë në fermat e tyre të vogla dhe prodhojnë kryesisht për vetëkonsum.
Rritja e numrit të të moshuarve që punojnë vjen në një kohë kur popullsia e vendit po plaket gradualisht dhe numri i personave në moshë pune po tkurret. Gjatë vitit 2025, popullsia 15 vjeç e lart ra në rreth 2 milionë banorë, ndërsa numri i personave ekonomikisht aktivë shënoi një rënie të lehtë.
Nga ana tjetër, pesha e popullsisë mbi 65 vjeç në grupin e personave ekonomikisht joaktivë mbetet dominuese. Sipas raportit, 51% e popullsisë ekonomikisht joaktive mbi 15 vjeç përbëhet nga persona që janë larguar nga tregu i punës për shkak të pensionit.
Ky fenomen mund të lidhet si me plakjen e popullsisë, ashtu edhe me faktin që një pjesë e pensionistëve, veçanërisht në zonat rurale, vazhdojnë aktivitetin bujqësor edhe pas daljes në pension. Në shumë raste, puna në fermë nuk shihet vetëm si burim të ardhurash, por edhe si pjesë e mënyrës së jetesës.
Megjithëse Shqipëria vijon të ketë një nga normat më të ulëta të papunësisë së viteve të fundit, të dhënat tregojnë se tregu i punës po ndikohet gjithnjë e më shumë nga ndryshimet demografike dhe emigrimi. Rritja e numrit të pensionistëve që vazhdojnë të punojnë është një prej treguesve më të qartë të këtij transformimi.

16 mijë studentë u regjistruan në fusha të lidhura me kulturën/ Arkitektura dhe ndërtimi kryesojnë interesin, me rreth 6,100 të rinj
Të dhënat mbi arsimin dhe kulturën tregojnë se këto fusha po fitojnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në Shqipëri, si në drejtim të zgjedhjeve të të......
Konsumi i karburanteve vijon rënien - Çmimet e larta, bie importi në Maj. Zhdoganohen 55.4 mijë ton
Për të dytin muaj radhazi ka vijuar rënia e konsumit të karburanteve në vend, për shkak të çmimit të lartë përgjatë kësaj periudhe. Të dhënat zyrtare nga......
Gati skema për pagesat e bakshisheve me kartë - Topuzi: Sistemi "Tips" aplikohet Europë, mesatarja e shpërblimit është rreth 10%
Sektori i akomodimit dhe hotelerisë në vend po shkon gjithnjë e më shumë drejt formalizimit, ku jo vetëm turistët e huaj, por edhe një pjesë e konsiderueshme......
Artistët nga Arabia Saudite mbizotëruan gjatë 2025-ës/ U realizuan mbi 1 mijë shfaqje dhe 1.5 milionë vizitorë në trashëgimi kulturore
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT mbi statistikat kulturore, viti 2025 ka shënuar një aktivitet të lartë artistik dhe kulturor në vend, me numër të......
Fuqia punëtore, sfida e 10-vjeçarit të ardhshëm - Dhoma Amerikane e Tregtisë prezanton indeksin e biznesit për vitin 2025
Gjetja e stafit të kualifikuar për bizneset në Shqipëri, është sfida kryesore e 10-vjeçarit të ardhshëm. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka prezantuar për të......
Pse 725 mijë shqiptarë nuk punojnë? Studentët dhe detyrat shtëpiake dominojnë jashtë tregut të punës
Rreth një në katër shqiptarë në moshë pune vazhdon të mbetet jashtë tregut të punës, por të dhënat e vitit 2025 tregojnë se arsyeja kryesore nuk është......
Elektrifikimi i trenit Tiranë-Durrës, shpallet fituesi - Verdho: Oferta 22 mln euro, kontrata me kompaninë italiane lidhet në korrik
Tenderi për elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas është finalizuar, me shpalljen e kompanisë që do të kryejë punimet. Konfirmimi vjen......
Pesë projekte finaliste prezantojnë vizionin për Kampusin e Ri të Universitetit “Aleksandër Moisiu”
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e pesë projekteve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për ndërtimin e Kampusit të Ri të Universitetit......



