Më shumë lituanezë, danezë dhe indianë në Shqipëri/ Mbi 1.1 milionë hyrje në maj, zgjerohen flukset nga tregje të reja europiane

Maji solli një tjetër rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri, por përtej rritjes së përgjithshme, të dhënat tregojnë se po zgjerohet gradualisht edhe harta e vendeve nga vijnë vizitorët. Sipas INSTAT, gjatë muajit në vend u regjistruan 1.14 milionë hyrje të shtetasve të huaj, 15.9% më shumë krahasuar me majin e vitit të kaluar.
Ndër zhvillimet më të spikatura të muajit ishte rritja e fortë e hyrjeve nga disa vende që deri pak vite më parë kishin një peshë të kufizuar. Lituania regjistroi zgjerimin më të madh, me një rritje prej 273%, ndërsa hyrjet nga Danimarka u rritën me 253%. Ritme të larta u shënuan edhe nga India, me gati 125% më shumë hyrje se një vit më parë, duke treguar një prani në rritje të flukseve nga tregje më pak tradicionale për Shqipërinë.
Në të njëjtën linjë, hyrjet u rritën ndjeshëm edhe nga Polonia (80.4%), Finlanda (83%), Sllovakia (77.6%), Irlanda (62.7%), Ukraina (59.8%) dhe Spanja (56.4%). Edhe pse në vlera absolute këto vende mbeten larg fqinjëve të Shqipërisë, ritmet e rritjes tregojnë një zgjerim të bazës gjeografike të hyrjeve në vend për arsye të ndryshme, mes tyre edhe për punësim.
Pesha kryesore e hyrjeve vijon të mbahet nga vendet e rajonit. Kosova mbetet burimi më i madh i hyrjeve gjatë muajit maj, e ndjekur nga Italia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Greqia.
Nga ana tjetër, disa tregje europiane shënuan tkurrje. Hyrjet nga Austria ranë me 14.5%, nga Zvicra me 13.5%, nga Gjermania me 9.1%, ndërsa rënie pati edhe nga Serbia dhe Kroacia. Këto luhatje tregojnë se, krahas zgjerimit drejt tregjeve të reja, flukset nga disa vende tradicionale kanë ndjekur një ecuri më të dobët gjatë muajit.
Të dhënat e majit sugjerojnë se, ndërsa vendet fqinje vazhdojnë të dominojnë hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri, pesha e vendeve të Europës Veriore, Qendrore dhe e tregjeve më të largëta po rritet gradualisht, duke e bërë strukturën e hyrjeve gjithnjë e më të larmishme.
Nënstacioni elektrik nëntokësor në Tiranë - Kredia 22.5 mln euro diskutohet në Kuvend, Bilali: Furnizim për institucionet kritike
Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi marrëveshjen e garancisë për kredinë 22.5 mln euro që do të financojë ndërtimin e nënstacionit nëntokësor 110/20 kV......
“Rindërtimi i Ukrainës jo bamirësi, por strategji” Rama: Duhet një angazhim i fortë europian
Kryeministri Rama mori pjesë sot në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive,......
Investim 13 milionë euro për modernizimin e rrjetit elektrik në Kamzë – Karakaci: Kanë përfunduar 40% e punimeve
Punimet për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik në Kamzë kanë arritur në 40% të realizimit, ndërsa investimi pritet të përmirësojë ndjeshëm sigurinë dhe......
Bashkitë trefishojnë të ardhurat nga taksat - Arkëtojnë 238 milionë euro në 5 muaj, tejkalohet plani mbi 100 %
61 bashkitë në Shqipëri kanë rritur ndjeshëm performancën në mbledhjen e të ardhurave gjatë këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave,......
Mbi 1.25 milionë udhëtarë fluturuan nga TIA në maj/ Wizz Air dhe Ryanair dominuan tregun ajror shqiptar
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka publikuar së fundmi statistikat mbi trafikun ajror gjatë muajit maj, duke treguar një rritje të aktivitetit të......
Mbi 1 milionë të huaj në Shqipëri gjatë majit/ Vizitorët nga jashtë u rritën me 15.9%, kryesojnë ata nga Europa Jugore
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, gjatë muajit maj në Republikën e Shqipërisë janë regjistruar mbi 1.88 milionë hyrje të shtetasve......
Austria kryeson investimet e huaja në Shqipëri - Me 60 milionë euro në fillim të 2026. Lë pas Italinë, Holandën dhe Turqinë
Austria, Italia, Holanda dhe Turqia janë vendet që sollën më shumë investime në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Të dhënat më të fundit nga......
Ndërtimet në zona të mbrojtura ujore, 30 mijë euro gjobë - Udhëzimi/ Shkeljet në sektorin e peshkimit, masat në raport me dëmin
Gjobat në sektorin e peshkimit do të vendosen në raport me dënim e shkaktuar. Sipas udhëzimit të fundit të Ministrisë së Bujqësisë, i botuar në Fletoren......



