Pse 725 mijë shqiptarë nuk punojnë? Studentët dhe detyrat shtëpiake dominojnë jashtë tregut të punës

Rreth një në katër shqiptarë në moshë pune vazhdon të mbetet jashtë tregut të punës, por të dhënat e vitit 2025 tregojnë se arsyeja kryesore nuk është papunësia apo mungesa e vendeve të punës. Studentët, pensionistët, personat me aftësi të kufizuara dhe detyrat familjare përbëjnë pjesën dërrmuese të popullsisë ekonomikisht joaktive.
Sipas të dhënave të Anketës së Forcave të Punës, gjatë vitit 2025 numri i personave ekonomikisht joaktivë zbriti në 725 mijë, nga 734 mijë një vit më parë. Në të njëjtën kohë, numri i të punësuarve u rrit lehtë në 1.17 milionë persona, ndërsa numri i të papunëve ra në rreth 107 mijë persona, kjo edhe për shkak të emigrimit.
Në total, 23.7% e popullsisë së grupmoshës 15-64 vjeç klasifikohet si ekonomikisht joaktive, pra persona që nuk punojnë dhe nuk janë duke kërkuar aktivisht punë.
Të dhënat tregojnë se grupi më i madh i kësaj popullsie përbëhet nga nxënësit dhe studentët, të cilët përfaqësojnë 41.2% të totalit. Më pas renditen personat që merren me detyra shtëpiake, me 18.5%, ata me paaftësi të përhershme me 14.7% dhe personat në pension ose pension të parakohshëm me 10.8%.
Një e dhënë interesante e raportit është se vetëm 1.2% e personave ekonomikisht joaktivë klasifikohen si të dekurajuar, pra individë që kanë hequr dorë nga kërkimi i një pune sepse besojnë se nuk ka mundësi të përshtatshme punësimi.
Të dhënat zbulojnë gjithashtu dallime të forta mes grave dhe burrave. Tek meshkujt ekonomikisht joaktivë, më shumë se gjysma, ose 53.1%, janë nxënës apo studentë, ndërsa vetëm 1.5% deklarojnë se merren me detyra shtëpiake.
Për gratë, panorama është krejtësisht ndryshe. Edhe pse nxënëset dhe studentet përbëjnë grupin më të madh me 34.5%, plot 28.1% e grave ekonomikisht joaktive qëndrojnë jashtë tregut të punës për shkak të detyrave shtëpiake dhe kujdesit për familjen. Kjo përqindje është gati 19 herë më e lartë se ajo e meshkujve dhe nxjerr në pah barrën disproporcionale që vazhdojnë të mbajnë gratë në punët e papaguara brenda familjes.
Elektrifikimi i trenit Tiranë-Durrës, shpallet fituesi - Verdho: Oferta 22 mln euro, kontrata me kompaninë italiane lidhet në korrik
Tenderi për elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas është finalizuar, me shpalljen e kompanisë që do të kryejë punimet. Konfirmimi vjen......
Pesë projekte finaliste prezantojnë vizionin për Kampusin e Ri të Universitetit “Aleksandër Moisiu”
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e pesë projekteve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për ndërtimin e Kampusit të Ri të Universitetit......
Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, emërohen drejtues të rinj
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë lëvizjesh në nivel drejtues, duke emëruar drejtues të rinj në disa drejtori vendore dhe komisariate policie në......
Rama prezanton vizionin për kampusin e ri në Durrës: Një hapësirë studentore që do të funksionojë 24 orë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e pesë projekteve finaliste të konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit......
Dëshirojnë ribashkimin me BE - 3 në 5 britanikë të gjeneratës Z do të donin një votim të ri
Një brez britanikësh të rinj që u përjashtuan nga referendumi i vitit 2016 për shkak të moshës së tyre, tani besojnë se Brexit ka dështuar, me shumicën që......
6,500 vende pune të lira në të gjithë vendin - Nga inxhinierët, te kamarierët. Punë për çdo nivel kualifikimi
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se janë 6,500 vende të lira pune të shpallura në portalin puna.gov.al. Qindra pozicione pune në......
Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat e huaja
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje të vlerës edhe këtë të martë pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë këtë mëngjes me 81.8 lekë dhe është......
Mbështetje teknike të programit “100 Fshatrat” - FSHZH hap garën për projektimin dhe mbikëqyrjen e investimeve
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për mbështetje për programin operacional 2025-2028: Shërbime Konsulence, projektimi dhe mbikëqyrje për......



