Si ndryshon niveli i papunësisë në qarqe? Lezha mbetet në krye të renditjes, Kukësi përkeqësohet
Papunësia mbetet një nga treguesit më të rëndësishëm për të vlerësuar gjendjen e tregut të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Të dhënat më të fundit për vitin 2025, tregojnë se situata ndryshon ndjeshëm nga një qark në tjetrin, me disa zona që vijojnë të përballen me nivele të larta papunësie, ndërsa të tjera kanë shënuar përmirësime të dukshme krahasuar me një vit më parë.
Sipas statistikave, Lezha mbetet qarku me shkallën më të lartë të papunësisë në vend, me 17.8%. Krahasuar me vitin 2024, situata nuk ka pësuar asnjë ndryshim, duke treguar se tregu i punës në këtë qark vijon të përballet me të njëjtat sfida.
Në vendin e dytë renditet Elbasani, ku papunësia arriti në 16.2% gjatë vitit 2025. Krahasuar me një vit më parë, ky qark ka regjistruar një rritje prej 2.6 pikësh përqindjeje, çka tregon një përkeqësim të situatës së punësimit.
Rritje të ndjeshme të papunësisë ka shënuar edhe qarku i Kukësit. Shkalla e papunësisë u rrit nga 8.8% në vitin 2024 në 13.9% në vitin 2025, duke e renditur këtë qark ndër zonat me nivelin më të lartë të papunësisë në vend.
Edhe Dibra vazhdon të ketë një shkallë relativisht të lartë papunësie, e cila arriti në 11.9%. Megjithatë, ndryshe nga qarqet e mësipërme, ky qark ka shënuar ulje krahasuar me vitin e kaluar, duke sinjalizuar një përmirësim të situatës dhe një rritje të numrit të personave të punësuar.
Një tjetër qark që ka parë përkeqësim është Korça. Papunësia u rrit me rreth 4 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2024, duke e renditur gjithashtu ndër qarqet me nivele të larta të këtij treguesi.
Ndërkohë, në qarqe të tjera situata paraqitet më pozitive. Në Vlorë, shkalla e papunësisë rezulton 10.4%, në Tiranë 6.7%, në Shkodër 6.3% dhe në Durrës 6.0%. Për të gjitha këto qarqe, të dhënat tregojnë një ulje të papunësisë krahasuar me vitin e mëparshëm, çka lë të kuptohet se tregu i punës ka vijuar të krijojë më shumë mundësi punësimi.
Në anën tjetër të renditjes qëndrojnë qarqet me papunësinë më të ulët në vend. Gjirokastra dhe Fieri regjistrojnë secili një shkallë papunësie prej 3.5% dhe 3.9%, ndërsa Berati renditet pas tyre me 4.3%.
Të dhënat sipas gjinisë evidentojnë gjithashtu dallime të rëndësishme mes qarqeve. Për meshkujt, shkalla më e lartë e papunësisë regjistrohet në qarkun e Lezhës, ndërsa për gratë vendin e parë e zë Elbasani.
Puna me orar të pjesshëm në rënie/ ‘Part-time’, më i zakonshëm te gratë dhe të rinjtë
Punësimi në Shqipëri ka shënuar një rënie të lehtë gjatë vitit 2025. Numri i të punësuarve zbriti në 1.17 milionë, nga 1.18 milionë një vit më parë, ndërsa......
Dy punë, por vetëm një rrogë - Hasalla: Angazhimi i papaguar pengon punësimin
Puna e dytë mund të shërbejë si një mundësi për të rritur të ardhurat familjare, por kur ajo kryhet pa pagesë, pa kontratë dhe pa sigurime, kthehet në një......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë të të premte në vlera të qëndrueshme teksa është blerë sot me 81.5 lekë......
Gjermania me paketë të re reformash - Ulje taksash, ndryshime në pensione dhe tregun e punës
Qeveria gjermane ka prezantuar një paketë të gjerë reformash ekonomike, e cila pritet të zbatohet plotësisht deri në vitin 2028. Paketa përfshin ndryshime në......
Prej 1 Korrikut ka nisur aplikimi për kompensimin 10% të fermerëve - Interes i lartë, aplikimet online në e-Filing deri më 31 Dhjetor
Ka nisur prej 1 Korrikut aplikimi për kompensimin 10% për fermerët, një mbështetje financiare për ata që kanë dokumentuar shitjet e produkteve bujqësore me......
Karakaçi në Prishtinë: Shqipëria përmbushi detyrimet e Kapitullit 15 për energjinë. Nevojiten më shumë investime rajonale
'Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore të parashikuara në Kapitullin 15 të Bashkimit Evropian për sektorin e energjisë, duke u renditur, së......
“Grant 2026”, Qeveria rrit mbështetjen për startup-et/ Rama: Financimi do të shtohet deri në 20 milionë euro
Qeveria synon të rrisë mbështetjen për startup-et duke arritur në 20 milionë eurove në vitin 2030. Kryeministri Rama nga aktiviteti i shpalljes së......
A shqetësohen shqiptarët për ndryshimet klimatike? Shumica e shohin si kërcënim serioz, nënvlerësohet shqetësimi i të tjerëve
Shqiptarët rezultojnë të jenë më të shqetësuar për ndryshimet klimatike sesa mendojnë se është pjesa tjetër e shoqërisë. Të dhënat e (World Risk Poll) 2026......



