Vetëpunësimi rritet lehtë në 2025/ Meshkujt dhe moshat e mëdha mbajnë numrin më të lartë

Vetëpunësimi vijon të zërë një peshë të rëndësishme në tregun e punës në Shqipëri. Sipas të dhënave për vitin 2025, 30.9% e të punësuarve ishin të vetëpunësuar në punësimin gjithsej, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me 30.1% një vit më parë.
Të dhënat tregojnë se burrat mbeten shumë më të prirur drejt vetëpunësimit sesa gratë. Gjatë vitit 2025, 39.5% e meshkujve të punësuar ishin të vetëpunësuar, ndërsa kjo përqindje ishte vetëm 20.4% te gratë. Krahasuar me vitin 2024, pjesa e meshkujve të vetëpunësuar është rritur, ndërsa te gratë ka pësuar një rënie të lehtë.
Mosha është një tjetër faktor që ndikon ndjeshëm. Vetëpunësimi është më pak i përhapur te të rinjtë 15-24 vjeç,. Përqindja rritet gradualisht me kalimin e viteve, duke arritur në 44.5% për grupmoshën 65 vjeç e lart. Edhe grupmoshat 55-64 vjeç paraqesin një nivel të lartë vetëpunësimi, me 37.5%.
Arsimi luan gjithashtu një rol të rëndësishëm. Personat me arsim 8/9-vjeçar kanë nivelin më të lartë të vetëpunësimit, ku 38.2% e tyre punonin për llogari të vet në vitin 2025. Ata ndiqen nga të punësuarit me arsim të mesëm, me 33.9%, ndërsa përqindja bie ndjeshëm te personat me arsim të lartë, ku vetëm 13.5% janë të vetëpunësuar.
Brenda grupit me arsim të lartë, vetëpunësimi mbetet më i përhapur te meshkujt. Në vitin 2025, 21.4% e burrave me arsim të lartë ishin të vetëpunësuar, kundrejt vetëm 7.1% të grave me të njëjtin nivel arsimor.
Në të gjitha nivelet e arsimit vihet re se vetëpunësimi rritet me moshën. Të dhënat sugjerojnë se vetëpunësimi është më i zakonshëm te grupet me arsim më të ulët dhe te moshat më të mëdha, ndërsa personat me arsim të lartë orientohen më shpesh drejt punësimit me pagë. Në të njëjtën kohë, diferenca mes gjinive mbetet e theksuar, duke treguar se burrat vijojnë të dominojnë në aktivitetet e vetëpunësimit.
Miratohen kriteret për biokarburantet - Objektivi, 7% energji e rinovueshme në transport deri në vitin 2030
Qeveria ka miratuar kriteret e qëndrueshmërisë dhe të reduktimit të emetimeve të gazeve serrë për biokarburantet dhe lëndët djegëse të rinovueshme, duke......
Udhëheqësit e NATO-s diskutojnë shpenzimet e mbrojtjes - Rama niset drejt Ankarasë për samitin dy ditor në Ankara
Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s për dy ditë në Ankara do të përqendrohen në rritjen e shpenzimeve dhe aftësive të mbrojtjes së Evropës si dhe në......
250 milionë euro për bizneset shqiptare - Radonshiqi: Paketa e re, mbështetje për integrimin
Një program financimi prej 250 milionë eurosh për përgatitjen e biznesit për tregun europian do të hyjë në zbatim këtë vjeshtë. Ekspertja e ekonomisë Romina......
1.8 mld lekë për Censi-n në bujqësi - INSTAT: 3400 punonjës do të mbledhun të dhëna në terren për 6 javë
INSTAT do të përdorë një fond prej rreth 1.8 mld lekësh për realizimin Censit në bujqësi. Informacioni statistikor do të mblidhet për gjashtë javë në terren......
Falja me Kusht: Shuhen rreth 168.6 milionë lekë detyrime. Doganat arkëtojnë 66.1 milionë lekë
Pas përfundimit të afatit të parë, 30 Qershor 2026, për zbatimin e nenit 10 të ligjit nr. 86/2025, Administrata Doganore ka përmbyllur procedurat për 260......
Bizneset shumëkombëshe, tatim minimal 15% mbi fitimet - Ministria e Financave propozon ligjin për tatimin minimal global
Ministria e Financave ka hartuar projektligjin “Për sigurimin e një niveli minimal global të tatimit për grupet e shoqërive shumëkombëshe dhe grupet e mëdha......
300 kredi të buta për administratën publike - Cilët nëpunës përfitojnë dhe çfarë kriteresh duhet të plotësojnë?
Edhe këtë vit, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e tjerë të administratës publike kanë mundësi të aplikojnë për kredi të buta me interes zero. Kuotat e......
183.7 miliardë euro për mbrojtjen deri në 2030-ën - Gjermania, rrit me 1/3 hpenzimet krahasuar me vitin aktual
Gjermania po përgatitet për një rritje historike të shpenzimeve ushtarake. Sipas projektbuxhetit të miratuar nga kabineti federal, në vitin 2027 për......



