Europa përgatitet për krizën energjetike – Vendet marrin masat për të përballuar dimrin
Qeveritë europiane kanë prezantuar masa të reja për të përballuar mungesa të mundshme energjetike këtë dimër dhe po shpejtojnë të përmirësojnë rrjetet energjitike për të shpërndarë energjinë. Në një kohë që flukset e gazit rus janë ende në funksion por me flukse shumë të reduktuara për shkak të luftës në Ukrainë.
Spanja ka përpunuar plane që mund të detyrojnë industritë me intensitet të lartë energjetik që të mbyllen në momentet ku kërkesa do të jetë në kulmin e saj. Franca po përgatitet të dërgojë gaz në Gjermani duke filluar që nga muaji tetor.
Blerësit gjermanë prenotuan për një kohë të shkurtër kapacitetin për të marrë gaz rus nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream 1, dikur një nga rrugët kryesore të furnizimit me gaz në Europë, për herë të parë që kur gazsjellësi është mbyllur tre javë më parë. Por shumë shpejt i tëhoqën këto kërkesa.
Nuk është e qartë arsyeja se pse blerësit prezantuan kërkesa kapaciteti meqënëse Rusia që kur ka mbyllur gazsjellësin nuk ka dhënë asnjë sqarim se kur do të rinisë furnizimi.
Rusia e cila para pushtimit të Ukrainës në shkurt furnizonte me rreth 40% të gazit Bashkimin Europian, e ka mbyllur gazsjellësin sepse sipas saj sanksionet perëndimore pengonin aktivitetin. Politikanët europianë nga ana e tyre shprehen se ky është pretekst dhe e akuzojnë Moskën se po përdor energjinë si një armë.
Cmimet e gazit në Europë janë më shumë se dyfishuar që nga fillimi i vitit për shkak të reduktimit të furnizimeve ruse.
Flukest e gazit rus në Europë nëpërmjet Ukrainës, dhe pse shumë të reduktuara, gjithësesi vazhdojnë.
Por reduktimi i madh i eksporteve ruse, si reagim ndaj sanksioneve perëndimore për pushtimin e Ukrainës nga Moska, i ka lënë qëveritë përballë një situate alarmante për sa i përket rezervave. Por dhe të shqetësuara për reduktime dhe ndërprerje të energjisë në dimës, si dhe për një recesion të mundshëm.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.