FMN, kundër vendimeve për taksat në Britani – “Lëvizjet e mëdha financiare, të dëmshme. Rishikoni politikat”
Masat e reja ekonomike të përcaktuara nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka gjasa të rrisin pabarazinë, sipas Fondi Monetar Ndërkombëtar. Teksa paketa fiskale e cila përfshinte shkurtime të mëdha taksash për fituesit më të lartë të Britanisë synon të ndihmojë familjet dhe bizneset të përballojnë goditjen e energjisë, një zëdhënës i FMN tha se ky institucion nuk rekomandon paketa fiskale të mëdha në këtë moment.
FMN ka paralajmëruar vazhdimisht vendet që të shmangin këto lloj ndihmash në përgjigje të goditjes së çmimit të energjisë. Ajo ka argumentuar se vetëm familjet më të varfra duhet të mbrohen nga faturat më të larta të energjisë dhe kostot shtesë nga rritja e inflacionit për të kufizuar ndikimin në huamarrjen publike.
Mini-buxheti I prezantuar të premten nuk u shoqërua nga një parashikim nga Zyra e pavarur e Britanisë për Përgjegjësinë e Buxhetit, e cila zakonisht analizon ndikimin që lëvizjet e mëdha financiare mund të kenë në ekonomi.
Tregjet u ndikuan fuqishëm nga masat e reja, me bonot e Mbretërisë së Bashkuar që u fundosën dhe paundi britanik ra në një nivel rekord të ulët në filllim të javës.
Sipas ministrit të financave Këarteng, mini-buxheti i shpallur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ishte një qasje e re për një epokë të re të fokusuar në rritje. Sipas tij, ky vendim përfshinte anulimin e rritjes së planifikuar të taksës së korporatës nga 19% në 25% dhe heqjen e 45% e tatimit mbi të ardhurat e paguara duke e çuar normën më të lartë në 40%.
Paundi ka parë një rikuperim nga niveli i ulët rekord prej 1,0382 dollarësh në fillim të javës dhe u ul në rreth 1,0666 dollarë të mërkurën në mëngjes.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.