Forcohen Euro dhe Dollari amerikan ndërsa Franga dhe Paundi shënojnë rënie!
Monedha europiane ka shënuar një rritje të ndjeshme të vlerës duke kapërcyer pragun e 117 lekëve për herë të parë në disa ditë teksa është blerë sot me 117.1 lekë dhe është shitur me 117.7 lekë.
Ndërkaq edhe Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës mëngjesin e kësaj të enjte duke u blerë sot me 119.5 lekë dhe duke u shitur me 120.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një ditë më parë.
Paundi britanik sakaq ka pasur një zbritje të kuotës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 133.6 lekë dhe është shitur me 134.7 lekë krahasuar me ditën e mërkurë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar rënie të vlerës pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 118.4 lekë dhe është shitur me 119.5 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.