Gjermania shtetëzon Uniper – Vendimi në kuadër të sigurisë energjetike të vendit
Gjermania konfirmoi shtetëzimin e importuesit të gazit Uniper me një kosto prej 8 miliard eurosh, në përpjekje për të siguruar energji për ekonominë më të madhe europiane pasi Rusia ndërpreu furnizimin.
Shtetëzimi i importuesit më të madh të gazit rus të Gjermanisë, është lëvizja e dytë brenda javës e bërë nga qeveria për të marrë kontrollin e biznesit energjitik në pritje të krizës në dimër.
Uniper, aksionet e të cilës ishin 18.9 % më të ulëta në 3.38 euro, u fut në krizë për shkak të blerjes së furnizimeve alternative me para në dorë pasi Moska ndërpreu flukset e gazit për Gjermaninë. Berlini miratoi një paketë shpëtimi prej 15 miliard eurosh në muajin korrik të këtij viti.
Por brenda pak kohësh u bë e qartë se kjo paketë shpëtimi nuk ishte e mjaftueshme për të mbuluar humbjet në rritje të Uniper. Aktualisht Gjermania do të injektojë 8 miliard euro të tjera, pjesërisht për të blerë kompaninë finlandeze Fortum për 1.70 euro për aksion.
Ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck u shpreh se pas kompletimit të rritjes së kapitalit dhe blerjes së aksioneve të Fortum, duke përjashtuar të drejtat e abonimit të firmës finlandeze, Gjermania do të mbajë 99% të Uniper. Ai shtoi se shteti do të bëjë gjithcka që është e mundur për t’i mbajtur kompanitë të qëndrueshme në treg.
Gjermania mori kontrollin e një rafinerie nafte në pronësi ruse, e cila furnizon 90% të karburantit që konsumohet në kryeqytet, duke vënë një njësi të Rosneft nën kujdesin e rregullatorit të industrisë, si dhe duke marrë nën kontroll uzinën Schvedt.
Sipas marrëveshjes me Fortum për Uniper, kompanisë finlandeze do t’i paguhet një kredi prej 4 miliard eurosh dhe do të lirohet nga garancia e saj prej 4 miliard eurosh që i kishte dhënë Uniper-it në fillimi të këtij viti.
Habeck theksoi se në Uniper po investohen kapitale prej 8 miliard eurosh, dhe si pasojë e kësaj Fortum po humbet të gjithë investimin e tij.
Qeveria e Finlandës, e cila ka 50.76% të aksioneve në Fortum, tha se do duhej të pranonte me marrëveshjen. Fortum bëri të ditur në mars 2020 se kishte bërë investime me vlerë 6.5 miliardë euro për të marrë 69.6% të aksioneve në Uniper. Më vonë ajo arriti deri në 80% të aksioneve, të cilat i mbajti deri në muajin korrik.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.