Të pasurit bëhen dhe më të “pasur” – 1% e popullsisë në botë zotëron 45.6% të pasurive private
1% e popullsisë më të pasur në botë ka rritur për të dytin vit rradhazi pasurinë e saj deri në nivelin e 45.6% në vitin 2021, në krahasim me 43.9% të regjistruar në vitin 2019. Aktualisht inflacioni, tensionet gjeopolitike dhe paqëndrueshmëria e tregjeve në 2022/2023 do të ndalojnë pasurimin e arritur në vitin 2021, meqënëse vende të ndryshme përballen me një rritje më të ngadaltë apo me një recesion.
Por në pesë vitet e ardhshme, pasuria do të galopojë përsëri. Aq sa pritet që në vitin 2024, mesatarisht, pasuria për të rritur në botë të arrijë në 100 mijë dollarë amerikanë dhe numri i milionerëve të kalojë 87 milionë individë. Këto janë të dhënat që vijnë nga Raporti i Pasurisë për 2022-shin i Credit Suisse Research
Për disa vite vështirë se do të shohim rritjen e pasurisë të regjistruar në vitin 2021, e shtyrë pothuajse kudo në botë falë vlerësimit të stoqeve. India është vendi që ka shënuar rritjen më të madhe prej 31%, Franca 28%, Shtetet e Bashkuara të Amerikës 23%, Italia 23% dhe Kanadaja (22%); në Austri, Suedi, Arabi Saudite, Vietnam dhe Izrael, aksionet u vlerësuan me më shumë se 30%, ndërsa në Rumani, Republikën Çeke dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me më shumë se 40%.
Konteksti ka qenë i favorshëm për shkak të politikave të bankës qendrore në vitin 2020 me norma të ulëta interesi, ndonëse me kosto të presioneve inflacioniste. Rritja e normave të interesit në vitin 2022 ka ndikuar tashmë negativisht në çmimet e obligacioneve dhe kapitalit dhe ka të ngjarë të ndikojë në investimet në aktivitete jofinanciare. Inflacioni dhe normat më të larta të interesit mund të ngadalësojnë rritjen e pasurisë së familjeve në afat të shkurtër, edhe nëse produkti i brendshëm bruto rritet me ritëm mjaft të shpejtë që pritet për vitin 2022. Credit Suisse Research parashikon në vitin 2021, pasuria private arriti në 463.6 trilion dollarë, një rritje prej 9.8% krahasuar me 2020. Pasuria për të rritur u rrit me 8.4% për të arritur në 87.489 dollarë amerikanë. Nëse përjashtohen luhatjet e kursit të këmbimit, pasuria totale globale u rrit me 12.7% në vitin 2021, një normë rritjeje vjetore e pa regjistruar ndonjëherë më parë.
Në vitin 2021 milionerëve në dollarë amerikanë iu bashkuan 5.2 milion individë të rinj për një total prej 62.5 milion individë milionerë në të gjithë botën. Numri i individëve “Ultra lart” që kanë pasuri financiare mbi 30 milion dollarë është rritur me një ritëm dhe më të shpejtë, me 21% anëtarë të rinj në vitin 2021. Shtetet e Bahskuara të Amerikës janë vendi që kanë shënuar 30.470 milionerë të rinj, të ndjekur nga Kina me 5.200. Numri i tyre është rritur me më shumë se një në Gjermani 1.750, Kanada 1.610 dhe Australi 1.350. Milionerët janë pakësuar në Zvicër 120 më pak, Hong Kong 130 më pak, Turqi minus 330 dhe në Mbretërinë e Bashkuar minus 1.130.
Në botë të gjitha zonat kanë kontribuar në rritjen e pasurisë globale, me dominimin e Amerikës së Veriut dhe Kinës; Amerika e Veriut përfaqëson pak më shumë se 50% të totalit global dhe Kina 25%. Nga ana tjetër Afrika, Europa, India dhe Amerika latine së bashku përfaqësojnë vetëm 11.1% të rritjes së pasurisë globale. Amerika e Veriut dhe Kina kanë regjistruar rritjet më të ndjeshme, me 15% secila, ndërsa rritja me 1.5% në Europë është shumë më e ulët në krahasim me zona të ndryshme gjeografike.
Borxhi total i familjeve u rrit me 4.4% për të gjithë botën. Megjithatë, vlera globale u penalizua nga rritja zero në rajonin e Azi-Paqësorit, duke përjashtuar Kinën dhe Indinë, dhe nga ulja e borxhit në Europë – për shkak të zhvlerësimit të kursit të këmbimit. Diku tjetër, borxhi i familjeve u rrit me një mesatare prej 9%, i udhëhequr nga një rritje prej 12.1% në Kinë.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, Millennials dhe Generation X panë rritjen më të madhe të pasurisë së tyre midis 2019-ës dhe 2022-shit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, familjet afrikano-amerikane dhe hispanike shënuan përqindjen më të madhe të rritjes së pasurisë në vitin 2021, falë rritjes së nivelit të pasurisë jofinanciare, kryesisht pasuri të paluajtshme. Sa i përket pasurisë së grave, vlerësohet se nga 26 vendet që përbëjnë 59% të popullsisë së rritur globale, 15 përfshirë Kinën, Gjermaninë dhe Indinë, tregojnë një reduktim të pasurisë së grave gjatë viteve 2020 dhe 2021. Për vendet e tjera përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar, raporti mesatar i pasurisë së grave ndaj burrave është rritur.
Rritja e kursimeve private u shoqërua me rritje të borxhit publik. Në Greqi, Itali dhe Spanjë, raporti i borxhit publik ndaj PBB-së regjistroi rritje të ngjashme, duke shkuar nga një mesatare prej 138.3% në 2019-ën, në 162.1% në 2020-ën, një vlerë më e lartë se ajo e vërejtur në Francë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2021, borxhi u ul me 4.5% të PBB-së në Itali dhe 13.0% në Greqi, ndërsa mbeti praktikisht i pandryshuar në Spanjë. Në vitin 2020, çmimet e aksioneve në Itali, Greqi dhe Spanjë ranë mesatarisht me 10.6%. Në vitin 2021, nga ana tjetër, tregjet e aksioneve u rritën me 8.3% në Spanjë, 10.5% në Greqi dhe 22.6% në Itali, përballë vazhdimësisë së normave të ulëta të interesit dhe rikthimit të një rritjeje domethënëse.
Në fund të vitit 2021, pasuria për të rritur ishte 108.300 dollarë në Greqi, 231.323 dollarë në Itali dhe 222.888 dollarë në Spanjë. Sa i përket Italisë, shifra ka të bëjë me 49.7 milionë të rritur që kanë një mesatare prej 115.335 dollarë pasuri financiare, 138.630 dollarë pasuri reale dhe 22.641 dollarë borxh. Gjatë periudhës 2000-2021, pasuria për të rritur u rrit me një normë mesatare vjetore prej 2.0% në Greqi, 3.1% në Itali dhe 5.2% në Spanjë. Gjatë këtij shekulli nuk janë vërejtur ndryshime të mëdha në përbërjen e aseteve të këtyre vendeve. Aktivitetet financiare përbënin mesatarisht 37.7% të aktiviteve bruto në vitin 2000 dhe 36.7% në vitin 2021. Duhet thënë se rëndësia relative e aktiviteve financiare fillimisht ra për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve të banesave. Në vitin 2011, ato ranë në një mesatare prej 27.8% në të tre vendet, dhe më pas u rritën gradualisht. Në Greqi dhe Itali, raporti i borxhit ndaj aktiviteve bruto u rrit nga një mesatare prej 5.3% në vitin 2000 në 10.5% në 2001, ndërsa në Spanjë ra nga 11.3% në 9.3%. Krahasuar me standardet ndërkombëtare, këto raporte të borxhit janë nga të ulëta në të moderuara.
Pabarazia e pasurisë është pak më e ulët në këto tre vende sesa në vendet kryesore të Europës Veriore. Në vitin 2021, koeficienti Gini i pasurisë mesatare të tyre ishte 68.2% dhe pjesa e pasurisë së popullsisë ishte 23.8%. Mesataret përkatëse ishin përkatësisht 73.2% dhe 25.0% për Francën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe. Në përgjithësi, në Itali dhe Spanjë pabarazia e pasurisë e shprehur nga koeficienti Gini u rrit nga një mesatare prej 62.9 në 2000-shin në 68.2 në 2021-shin. Përkundrazi, koeficienti Gini ra lehtë në Greqi nga 69.2 në 68.2 në të njëjtin interval kohor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.