Guajana, ekonomia me rritjen më të shpejtë në botë! – Deri në vitin 2028 rritja mund të kalojë pragun 100%
Ekonomia me rritje më të shpejtë në botë mund të jetë në rrugën e duhur për t’u zgjeruar me më shumë se 100% deri në vitin 2028, e nxitur kryesisht nga fitimet nga sektori i prodhimit dhe eksportit të naftës.
Bëhet fjalë për Guajanën, një vend në Amerikën e Jugut me një popullsi prej rreth 800 mijë banorë, ekonomia e së cilës parashikohet të rritet 38% deri në fund të vitit – një ritëm jashtëzakonisht i shpejtë, sipas parashikimeve të fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Por FMN nuk është i vetmi në optimizmin e tij.
BMI, një njësi kërkimore e Fitch Solutions, është gjithashtu e mendimit se Guajana do të regjistrojë rritje shpërthyese këtë vit dhe pret që PBB reale të rritet me rreth 115% në pesë vitet e ardhshme.
BMI sheh parashikon që prodhimi i naftës në Guajana të rritet nga rreth 390 mijë fuçi në ditë këtë vit, në mbi 1 milion fuçi në ditë deri në vitin 2027, ndërsa fushat e reja në det të hapur në bllokun Stabroek të vendit janë zhvilluar nga një konsorcium i udhëhequr nga ExxonMobil.
Blloku Stabroek i Guajanës është një rezervuar nafte prej 6.6 milionë hektarësh në brigjet e Atlantikut të vendit dhe vlerësohet të mbajë 11 miliardë fuçi naftë, sipas ExxonMobil.
Me kalimin e kohës, çmimet e naftës do të jenë mjaft të paqëndrueshme dhe përfundimisht do të qëndrojnë të ulëta. Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme për Guajanën të diversifikojë ekonominë e saj. Guajana regjistroi një rritje të PBB-së prej 62.3% në vitin 2022, më e larta në botë, sipas FMN.
Përveç rritjes së prodhimit të naftës me hyrjen e një fushe të tretë nafte, rritja në sektorin jo-naftëtar të Guajanës është rritur gjithashtu nga investimet në transport, strehim dhe rritjen e kapitalit njerëzor. Raporti i FMN-së theksoi se sektorët e bujqësisë, minierave dhe guroreve gjithashtu po performojnë mirë.
BMI parashikon që vendi do të jetë sërish ekonomia me rritjen më të shpejtë në botë në vitin 2023 dhe pret që të ruajë titullin për të paktën dy vitet e ardhshme.
Eksportet më të forta të energjisë të Guajanës do të ushqejnë trajektoren e rritjes së vendit, si dhe përfitimet e përhapura nga investimet e forta, mundësitë e reja të punësimit dhe rritja e të ardhurave të qeverisë.
Trajektorja pozitive e rritjes do të vazhdojë, por kjo do të varet nga stabiliteti politik i vendit dhe çmimet e larta të naftës. Si çdo vend i varur nga të ardhurat nga nafta, Guajana përballet me rreziqe – veçanërisht në korrupsion dhe ‘sëmundje holandeze’. ‘Sëmundja holandeze’ është një term ekonomik që i referohet pasojave negative që lindin nga zhvillimi i shpejtë si rezultat i burimeve të reja, të cilat në mënyrë paradoksale dëmtojnë ekonominë e gjerë. Gjithashtu, BMI sheh rreziqe të dukshme politike.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.