Hapet segmenti i parë i Elbasan-Qafë Thanë – Ky aks rrugor është pjesë e Korridorit VIII
Hapet një pjesë e segmentit në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, një komponent kritik i Korridorit VIII për qarkullimin e automjeteve, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të plotë të kësaj rruge strategjike.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama postoi vidion me dron ku shikohen pamjet e këtij segmenti.
Loti që është hapur për qarkullim, përveç lehtësimit të lëvizjes së automjeteve, përfshin gjithashtu përfundimin e mbrojtjes lumore, duke përmirësuar infrastrukturën përgjatë lumit Shkumbin përmirësuar ndjeshëm lidhjet locale.
Ndërtimi i aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, është një përpjekje madhore për të lidhur më mirë Shqipërinë me rrjetin evropian të transportit.
Ky korridor ka rëndësi të madhe jo vetëm për lidhjet kombëtare, por edhe për integrimin rajonal, duke përmirësuar lidhjet tregtare dhe turistike.
Sipas projektuesve, rruga ka përfshirë masa të përparuara inxhinierike për të mbrojtur kundër erozionit lumor dhe për të siguruar që ndërtimi të jetë i qëndrueshëm dhe i sigurt për një periudhë të gjatë.
Zbatimi i këtyre masave është thelbësor për të garantuar që investimi të ruajë integritetin e tij strukturor për dekada të ardhshme.
Hamit Yzeiraj/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.