Investimet e huaja, surprizon Gjermania: Për herë të parë “rrëmben” kryesimin – Pasuritë e paluajtshme “rrëzojnë” industrinë nxjerrëse!
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, investimet e huaja direkte prekën një rekord të ri historik, duke tejkaluar për herë të parën nivelin e 300 milionë eurove në vetëm 3 muaj. Tendenca në rritje e investimeve të huaja direkte në vendin tonë duket se ka vijuar edhe përgjatë tremujorit të parë të këtij viti, paçka se ritmi i rritjes është ngadalësuar. Kështu, të dhënat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se flukset e investimeve të huaja në vendin tonë në tre muajt e parë të këtij viti ishin 272 milionë euro, nga 302 milionë euro që ishin në tremujorin e 4-tët të vitit të kaluar. Në terma sezonalë ndërkohë, shifrat tregojnë se gjatë këtij viti, fluksi i investimeve të huaja ka qenë më i larti që prej tremujorit të parë të vitit 2019, kur regjistroheshin pranë 298 milionë eurove. Shifrat tregojnë gjithashtu se, stoku total i investimeve të huaja direkte në vendin tonë ka prekur shifrën e 9.76 miliardë eurove, nga 9.53 miliardë euro që ishte stoku gjatë 3 muajve të fundit të vitit 2021….Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.