Investitorët europianë, të kujdesshëm – Fokusi, te zgjedhjet në Itali. Meloni, e para grua kryeministre
Tregjet europiane e kanë nisur në rënie me rreth 0.3% sesionin e sotëm, me sektorin e shitjeve me pakicë që realizon humbjet më të mëdha në rënie me rreth 1.8%. Shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale janë rritur ndjeshëm në kohët e fundit, ndërsa inflacioni vijon të jetë shqetësimi kryesor për tregjet.
Investitorët në Europë po ndjekin me një interes të veçantë zgjedhjet e përgjithshme në Itali, ku Georgia Meloni pritet të zgjidhet gruaja e parë kryeministre në historinë e vendit dhe për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore ekstremi i djathtë do të vijë në pushtet. Partia e Melonit është në koalicion me Lega Nord të Matteo Salvinit dhe Forca Italia të Silvio Berlusconit.
Kjo aleancë fitoi mbi 44% të votave, referuar exit-polleve. Edhe shumica e tregjeve aziatike patën një tendencë në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa kontratat “futures” në Wall Street sugjerojnë gjithashtu një performancë negative. Për muajin shtatorit, indeksi Doë Jones ka humbur rreth 6% të vlerës, ndërsa Nasdaq rreth 8%.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.