“Jo ndarje tenderësh për shmangien e kufirit monetar” – Prokurimet/ Qeveria miraton kufijtë e lartë dhe të ulët. Klasifikimi sipas llojit të kontratës
Asnjë kontratë publike nuk mund të ndahet me qëllim shmangien e kufirit monetary, apo të procedurave të parashikuara nga ligji për prokurimin publik. Qeveria ka miratuar vendimin për kufijtë e ulët dhe lartë monetarë sipas sektorëve, teksa iu kërkon autoriteteve të mos ndajnë kontratat, një praktikë që zakonisht përdoret për të shmangur garat ndërkombëtare.
Sipas vendimit, për sektorin klasik dhe kontratat sektoriale, kufiri i lartë monetar për tenderët e punëve publike do të jetë mbi 603 mln lekë, ndërsa për mallra, shërbime e konkurse projektimi në rastin e sektorit klasik, 16 mln lekë, ndërsa për kontrata sektoriale 49 mln lekë.
Sa i takon kufijve monetarë për shërbimet sociale dhe shërbimet e tjera specifike, për sektorin klasik kufiri do të jetë 82 mln lekë, ndërsa në kontratat sektoriale, 109 mln lekë. Vendimi i qeverisë përcakton edhe kufijtë monetarë për prokurimet me vlerë të vogël, që do të jetë nga 100 mijë – 1 mln lekë. Për vlerën deri në 100 000 lekë autoriteti ose enti kontraktor nuk i nënshtrohet procedurave të prokurimit publik sipas
Ndërkaq, procedurat e prokurimit publik të nisura me kufijtë monetarë para hyrjes në fuqi të këtij vendimi do të vijojnë të zhvillohen, sipas kufijve të parashikuar në rregullat e prokurimit publik në fuqi në momentin e nisjes së tyre.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.