KE miraton paketën e zgjerimit/ Várhelyi: Ndihma financiare, sa 1/3 e PBB-së së vendeve të Ballkanit Perëndimor
Ola Mitre / SCAN
Pak para përfundimit të mandatit pesëvjeçar, Komisioni Evropian miratoi dhe bëri publike paketën vjetore të zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet e përfshira në procesin e integrimit. Në konferencën për shtyp, të mbajtur nga Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell dhe Komisioneri Olivér Várhelyi u evidentua çelja e negociatave për grup kapitullin e parë me Shqipërinë, si dhe ndihma për vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e unionit.
Sipas Varhelit, 6 vendet do të përfitojnë ndihmë financiare sa 1/3 e Prodhimit të Brendshëm Bruto të të gjithë rajonit.
Ndwrkaq, plani i rritjes i miratuar nga Bashkimi Evropian kap një vlerë prej 6 mld euro, ndërsa përfitues janë të gjitha vendet e rajonit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia.
Nga plani i rritjes prej 6 miliardë euro, 2 miliardë do të jenë grante dhe 4 miliardë euro do të jenë kredi. Ndërkohë që nga ky fond Shqipëria pritet të përfitojë deri në 2027-ën afro 922 milionë euro. Shpesh herë BE e ka bërë të qartë se fondet do të jepen me ‘kushte’ pasi do të duhet të hartohen projekte të mirë studiuara për të përfituar nga këto fonde.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.