‘Kërcen’ Dollari dhe Franga ndërsa Euro dhe Paundi e fillojnë javën negativisht!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi ka regjistruar sërish rritje këtë të hënë në raport me javën e kaluar duke u blerë sot me 113.3 lekë dhe duke u shitur me 114.6 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Franga zvicerane ka shënuar rritje krahasuar me javën e shkuar pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 114.5 lekë dhe është shitur me 115.5 lekë.
Paundi britanik sakaq ka pësuar rënie të kuotës mëngjesin e kësaj të hëne pasi krahasuar me javën që lamë pas blihet sot me 139 lekë dhe shitet me 141 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Monedha europiane gjithashtu e ka nisur negativisht këtë javë duke humbur pikë gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 119.7 lekë dhe është shitur me 120.3 lekë
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.