“Konflikti në Ukrainë, dyfishoi kostot e bizneseve” – Jaka, apel sipërmarrjeve: Mblidhni ndihma për qytetarët ukrainas
Konflikti Rusi-Ukrainë është reflektuar në dyfishimin kostove për sipërmarrjet shqiptare, ndërkohë që mbështetja nga qeveria ka qenë inekzistente.
Në një takim me ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Kreu i Dhomës së Tregtisë Tiranë, Nikolin Jaka, ka theksuar se biznesi gjendet në ditët më të vështira.
Në përfundim të takimit me ambasadorin, Jaka theksoi se Ukraina ka nevojë për ndihma ushqimore, duke i bërë apel sipërmarrjes që të kontribuojë në këtë drejtim.
Ndërsa Ukraina gjendet në muajin e 4-ët të luftës, deri më tani kanë shkuar 8 kamionë me ndihma nga Shqipëria për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve ukrainas.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.