Ksamili, Perla e Fshehur e Rivierёs Shqiptare
Vizitoni Ksamilin dhe bukuritё e pafundme tё Rivierёs Shqiptare me Kalemi Travel, për një tur të kompletuar dhe tё paharrueshёm!
Shqipёria tashmё ёshtё e njohur nё mbarё botёn pёr bukurinё dhe vecantinё e saj si njё destinacion turistik, ndaj nё kёtё artikull do te ndajmё me ju njё nga perlat e Rivierёs Shqiptare, Ksamilin.
Ksamili ofron një oaz qetësie, ashtu si ishujt e tij, të cilët janë të arritshëm me varkë apo not. Uji kristal i pastër dhe rëra e butë, sё bashku me gjelbёrimin e mrekullueshёm pёrreth, e bëjnë këtë destinacion një përjetim të paharrueshëm. Moti nё Ksamil ёshtё shumё i qёndrueshёm, dhe perfekt pёr plazh dhe banjo dielli gjatё muajve te verёs.
Paketat Ekskluzive tё Kalemit pёr tё Vizituar Ishujt e Ksamilit
Nje nga menyrat me te mira per te vizituar Ksamilin është nëpërmjet tureve qё Kalemi Travel ofron. Kёto janё dy paketa tё vecanta qё Kalemi Travel ofron pёr klientёt e ti, për të pasur njё mundёsi të shkёlqyer pёr tё parё nga afёr kёto bukuri tё jugut, duke krijuar gjithashtu kujtime tё vecanta dhe tё paharrueshme:
#1. Sarandё – Ksamil, 2 Ditё €49
Sё pari, kemi turin qё nis ne Sarandё, vazhdon nё Ksamil e përfundon nё Gjirokastёr. Ky tur 2-ditor pёrfshin transport me autobus, akomodim pёr njё natё nё Sarandё, dhe njё shoqёrues grupi. Gjatë turit do tё mund tё vizitoni edhe parqe ose muze, si shtёpinё e tё famshmit Ismail Kadare nё Gjirokastёr, apo guvat e fshehura tё Ksamilit.
Do tё keni mundёsinë tё shijoni kёto perla tё jugut, me plazhet e tyre te mahnitshme, rrugёt e mbushura me turistё aventurierё, historinё dhe trashegiminё e pasur kulturore te vendit.
#2. Riviera Shqiptare, 6 Ditё €350
Njё tur tjetёr qё mund tё ndiqni ёshtё ai i Rivierёs Shqiptare, qё ndryshe nga i pari, ju jep mundёsinё tё vizitoni mё shumё atraksione tё jugut, si Syri i Kaltёr, Porto Palermo, Ksamil, apo Krorёz.
Ky udhёtim i Rivierёs do tё zgjasё 6 ditё, me njё aventurё tё re nё secilёn prej tyre, duke pёrfshirё edhe xhiro me skaf pёr nё ishujt rrethues. Nga plazhet e mrekullueshme e deri tek restorantet me ushqime te parezistueshme. Jemi tё sigurt qё ky tur do tё ngelet nё mendjen tuaj, falё ndёrthurjes sё kulturёs, dhe vendeve magjike.
3 Kёshilla Nga Kalemi qё Garantojnё njё Eksperiencё Autentike
Kalemi kujdeset pёr cdo detaj tё udhёtimit tuaj, kёshtu qё kemi pёrgatitur njё listё me disa kёshilla qё mund tё jenё tё vlefshmё gjatё vizitёs nё Ksamil:
- Gjithmonё mbani krem dielli me vete! Jugu i Shqipёrisё karakterizohet nga njё mot i nxehtё gjatё muajve tё verёs, dhe nuk duam qё tё keni asnjё pakёnaёsi gjatё vizitёs suaj!
- Duhet tё keni kujdes nё zonat e plazheve. Nёse keni fёmijё, paralajmёrojini qё mos largohen nga bregu, dhe nёse do tё bёni xhiro me varkё, mos harroni jelekёt e shpёtimit!
- Mos kini frikё nga eksperiencat e reja! Gjatё turit do tё vizitoni shumё vende tё reja dhe interesante, dhe do tё keni mundёsinё tё provoni sporte tё ndryshme uji, si zhytje, xhiro me skaf, apo me varkё. Mos iu trembni gjёrave tё panjohura, pasi vetёm kёshtu do tё krijoni kujtime te paharrueshme!
Pёrmbledhje
Si pёrfundim, mund tё themi se Ksamili ёshtё njё destinacion qё duhet tё jetё patjetёr nё listёn tuaj tё udhёtimit, bashkё me turet e Kalemi Travel, tё cilat gjithmonё ju mundёsojnё njё udhёtim tё tё paharrueshёm kudo qё ju dёshironi.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.