Kufizimi i çmimit të gazit – Liderët europianë arrijnë një marrëveshje
Liderët europianë kanë rënë dakord për marrjen e masave emergjente për të kufizuar cmimin e gazit. Lajmi u konfirmua nga presidenti i këshillit europian, Charles Michel, i cili në një mesazh në profilin e tij Tuitter foli për një impenjim unanim dhe të fortë për të vepruar së bashku në arritjen e tre objektivave. Këto objektiva janë: cmime më të përmbajtura, garanci për vazhdimësinë e furnizimeve dhe azhdimin e punës për reduktimin e kërkesës.
Ndërkohë presidentja e komisionit europian Ursula Von der Leyen u shpreh se synohet grumbullimi i 40 miliard euro fonde për të ndihmuar ata që janë prekur më shumë nga rritja e cmimeve të energjisë. Sipas saj me këto fonde shtetet anëtare do të mund të ndihmojnë familjet në vështirësi, sipërmarrjet e vogla, por dhe ato të mëdha.
27 liderët europianë ranë dakord dhe për promovimin e blerjeve të përbashkëta të gazit në nivel europian në bazë vullnetare por duke filluar nga prag minimal i detyrueshëm prej 15%. Gjithashtu u krëkua përshpejtimi i negociatave me vendet prodhuese të besueshme si Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shfrytëzuar peshën ekonomike të Bashkimit Europian, në vend që të garohet në tregun botëror me rrezikun për të ushqyer rritjen e cmimeve.
Presidenti francez Emanuel Makron u shpreh se vendimi për kufizimin e cmimit të gazit mund të hyjë në fuqi që në fund të tetorit ose në fillim të muajit nëntor. Por është treguar më i kujdesshëm kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili paralajmëroi për domosdoshmërinë e një takimi të rradhës, në momentin që ministrat europianë të energjisë nuk do të binin dakord për një version përfundimtar të tekstit.
Gjithësesi mbeten të qarta përcarjet brenda 27 vendeve anëtare për sa i përket kufizimit të cmimit të gazit. Gjermania është një nga vendet që kundërshton më hapur së bashku me Holandën, të cilat flasin për një mosmarrëveshje për sa i përket mënyrës dhe jo objektivave. Të dy vendte janë dakord me uljen e cmimeve, por nga ana tjetër paralajmërojnë se një cmim shumë i ulët do të largonte furnizuesit. Kritika kanë shprehur dhe kryeministri i Hungarisë viktor Orban, dhe i Belgjikës Alexandër De Croo.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.