Kursi i Këmbimit – Bie dollari, euro qëndron statik, rritet paundi dhe franga
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 116 lekë dhe duke u shitur me 117.6 lekë krahasuar me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.
Euro ka qëndruar pothuajse e pandryshuar pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 117.4 lekë dhe është shitur me 118 lekë.
Paundi britanik ka shënuar rritje në raport me dje pasi blihet sot me 134.3 lekë dhe shitet me 137 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane ka pare një rritje, teksa blihet sot me 120.1 lekë dhe shitet me 121.5 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.