Kuvendi, seancë urgjente me ERE – Vasili: Shpjegime për vendimin e çmimit dhe situatën energjetike në vend
Kreu I Entit Rregullaotr të Energjisë, Petrit Ahmeti do të thirret në një seancë dëgjimore nga Kuvendi mbi vendimin për vendosjen e fashës në tarifimin e energjisë elektrike.
Pavarësisht se qeveria ka deklaruar se për tetorin tarifimi me 42 lekë/këh për konsumin mbi 800 këh nuk do të aplikohet, vendimi i ERE është zyrtarisht në fuqi, teksa deputetët e opozitës kanë kërkuar shpjegime urgjente mbi këtë çështje.
Ndërkaq, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, deklaroi se konsumi I energjisë elektrike gjatë muajit shtator është ulur.
Zyrtarisht në fuqi vijon të mbetet vendimi i Entit Rregullator të Energjisë, për tarifimin me 42 lekë/ kwh për konsumin mbi 800 kwh/muaj dhe jo deklaratat e kryeministrit Edi Rama për mosaplikimin e këtij çmimi.
Kjo, për shkak të procedurave ligjore që ndiqen për përcaktimin e çmimeve të energjisë elektrike, që pas deklaratës në rrjetet sociale të Ramës, sollën dhe reagimin e Entit Rregullator të Energjisë, duke specifikuar se nëse çmimi i kostos së blerjes së energjisë nga FSHU nuk ndryshon, as çmimi për konsumatorët familjarë nuk do të ndryshojë.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.