Bursat tentojnë rimëkëmbjen – Analistët parashikojnë tendencë në rritje për tremujorin e fundit
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pasi tregjet globale po tentojnë rimëkëmbjen dhe ta lenë pas paqëndrueshmërinë e ditëve të fundit. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me rreth 0.8%, ndërsa sektori i shitjeve me pakicë realizon fitimet më të mëdha.
Starti pozitiv në Europë vjen pas një trendi global të aksioneve, kryesisht për shkak të shenjave për ngadalësimin e ekonomisë.
Të dhënat në Eurozonë treguan se sektori i manifakturës ra në nivelin më të ulët në 20 muajt e fundit, gjatë shtatorit. Edhe ndërhyrjet e bankave qëndrore për të stabilizuar tregjet kanë dhënë efekt, të paktën përkohësisht.
Për pjesën e mbetur të vitit, analistët parashikojnë se tendenca e tregjeve do të jetë në rritje, për shkak se tradicionalisht aksionet performojnë shumë mirë në 3-mujorin e fundit të vitit. Në fokus të tregjeve do të jenë edhe fitimet tremujore të korporatave, për tremujorin e tretë të këtij viti.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.