Stabilizohet tregu valutor – Qëndrueshmëri për Dollarin dhe Paundin ndërsa Euro dhe Franga rikuperojnë pikë!
Monedha europiane ka regjistruar pikë këtë mëngjes pasi për herë të parë në shumë ditë është blerë sot me 117 lekë dhe është shitur me 117.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke rikuperuar kështu pikë një ditë më parë.
Franga zvicerane gjithashtu ka regjistruar rritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 119.8 lekë dhe duke u shitur me 121 lekë krahasuar me ditën e mërkurë teksa ka rikuperuar pikë në raport me fillimin e javës.
Paundi britanik ndërkaq ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës duke u stabilizuar nga rënie e fillimit të kësaj jave pasi blihet sot me 133 lekë dhe shitet me 134.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Dollari amerikan sakaq shfaqet relativisht i qëndrueshëm pas ‘kërcimit’ që pati gjatë javës së kaluar dhe fillimit të kësaj jave duke u afruar deri diku me Euron pasi blihet sot me 117.9 lekë dhe shitet me 118.9 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.