Musk “ndërron mendje” sërish! – Gati për të blerë “Twitter” për 44 miliardë dollarë. Kompania jep pëlqimin
Elon Musk, sipas burimeve të cituara nga agjencia Bloomberg, ka ndryshuar mendje dhe tani ai është gati të hyjë në Twitter, duke respektuar marrëveshjen e arritur në pranverë, 54,20 dollarë për aksion për një operacion total prej 44 miliardë dollarësh.
Vendimi i Musk, sipas Bloomberg, u komunikua në Twitter dhe mbërrin pikërisht në mes të një mosmarrëveshjeje ligjore që do të arrinte në gjyqin që pritej të zhvillohej më 17 tetor. Twitter ka konfirmuar se ka marrë ofertën e Elon Musk dhe thotë se synon të mbyllë transaksionin me çmimin e ofertës.
Vështirë për t’i dhënë një shpjegim kësaj kthese të fundit. Musk është një personazh i mijëra kontradiktave dhe ai është mësuar me zgjedhje krejtësisht të papritura. Historia e kësaj marrëveshjeje me Twitter është një dëshmi e qartë për këtë: së pari marrëveshja, e shoqëruar me një mijë polemika. Pastaj kthimi i bujshëm, duke sjellë histori të llogarive të rreme. Tani sërish vullneti për të respektuar marrëveshjen, me rritjen e aksioneve të Twitter, që në Wall Street fitoi menjëherë 13%.
Besohet se administratori I përgjithshëm i Tesla kishte pak siguri nga ekipi i tij ligjor për të fituar gjyqin. Në fakt, Twitter ishte gati të mbronte me çdo kusht marrëveshjen e shitjes prej 44 miliardë dollarë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.