Shqipëria Postuar më 8 Korrik 2026, 11:03

Shqipëria mes ekonomive me rritjen më të lartë në Europë - FMN: Performanca, dukshëm mbi mesataren e parashikuar për eurozonën

Nga Alida Lula

Shqipëria mes ekonomive me rritjen më të lartë në

Ekonomia shqiptare pritet të rritet mesatarisht me 3.19% në vit, gjatë periudhës 2027–2031. Sipas projeksionit të FMN-së, në grup ekonomish me ritme të larta zhvillimi përfshihet edhe Shqipëria. Performanca ekonomike e Shqipërisë mbetet dukshëm mbi mesataren e parashikuar për eurozonën dhe Bashkimin Europian.

Sipas Perspektivës Ekonomike më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomitë më të mëdha të Europës pritet të përballen me ritme më të ngadalta zhvillimi. Sipas projeksioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia europiane pritet të përjetojë një periudhë me ritme të moderuara rritjeje gjatë viteve të mbetura të kësaj dekade.

Për periudhën 2027–2031, ekonomia e eurozonës parashikohet të zgjerohet mesatarisht me 1.2% në vit, ndërsa ajo e Bashkimit Europian me rreth 1.4%, dukshëm nën ritmin mesatar global prej 3.2%.

Disa ekonomi më të vogla në kontinent pritet të dallohen për performancë më dinamike. Malta kryeson listën me një rritje mesatare vjetore prej 3.96%, e ndjekur shumë afër nga Kosova me 3.95%. Në vendin e tretë renditet Ukraina, me një normë të pritshme prej 3.78%, e mbështetur kryesisht nga investimet që lidhen me rindërtimin e vendit pas luftës.

Ndërkohë edhe Serbia pritet të regjistrojë rritje të qëndrueshme, rreth 3.52% në vit, e nxitur nga projektet e mëdha publike dhe përgatitjet për organizimin e Expo 2027.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat