Gdańsk, Poloni - Kryeministri Edi Rama takim me Kryeministren e Ukrainës, Yuliia Svyrydenko

Në kuadër të Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, mbi forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen për rindërtimin dhe të ardhmen europiane të Ukrainës, që u zhvillua në Gdańsk të Polonisë, kryeministri Edi Rama pati një takim me kryeministren e Ukrainës, Yuliia Svyrydenko.
Konferenca për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), zhvillohet me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesve të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga mbarë bota. Konferenca synon të forcojë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe të mobilizojë investime për rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit. Ajo fokusohet në sektorët më të prekur nga agresioni rus, përfshirë energjinë, infrastrukturën kritike dhe logjistikën, si dhe në forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes, të konsideruara thelbësore për procesin e rindërtimit.
Në sesionin e dytë plenar të Konferencës, kryeministri Rama deklaroi: Besoj se koncepti i këtij takimi është shumë i thjeshtë: nëse rindërtimi pret derisa të bjerë plumbi i fundit, atëherë do të jetë tashmë tepër vonë. Dhe pikërisht për këtë arsye jemi sot këtu.
Ndërkohë, Ukraina po rindërtohet, ndërsa njëkohësisht mbron veten. Ky është kuptimi i madh i kësaj konference. Shqipëria është këtu me një bindje shumë të thjeshtë: Ukraina duhet ta sigurojë paqen me të njëjtën vendosmëri me të cilën po mbron lirinë e saj.
Nga ana tjetër, ne e shohim rindërtimin e Ukrainës dhe integrimin europian të Ballkanit Perëndimor si procese që përforcojnë njëri-tjetrin. Të dyja kanë të bëjnë me plotësimin e Europës, forcimin e qëndrueshmërisë së saj dhe uljen e cenueshmërive strategjike.
Natyrisht, rindërtimi nuk është bamirësi, por strategji. Nuk bëhet fjalë vetëm për të riparuar atë që është shkatërruar, por për të ndërtuar një Ukrainë demokratike, europiane, moderne dhe të qëndrueshme, duke treguar se e gjithë Europa është e aftë ta bëjë këtë.
Dhe, në përfundim të kësaj fjale të shkurtër, të cilën jam i bindur se do ta vlerësoni, Ukraina po rindërton guximin e Europës. Europa duhet të ndihmojë në rindërtimin e së ardhmes së Ukrainës”.
Shqipëri-Qipro, ministri Hoxha: Po forcojmë lidhjet ekonomike në interes të ndërsjellë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha zhvilloi një vizitë zyrtare në Nikozia të Qipros. Kjo vizitë sipas ministrit, mbart një rëndësi të......
Koçiu në Elbasan, inspekton punimet në parkun rekreativ dhe sportiv për gjithë grupmoshati
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka inspektuar nga afër punimet në zonën sportive dhe të lodrave për fëmijë në Elbasan ku nga një repart ish ushtarak i......
Presidenti i ICIC, Besnik Dervishi: Kosova forcon rolin e saj në zhvillimin e standardeve ndërkombëtare të transparencës
Presidenti i Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit dhe Aksesin në Informacion (ICIC), njëherazi Komisioner për të Drejtën e......
Më shumë lituanezë, danezë dhe indianë në Shqipëri/ Mbi 1.1 milionë hyrje në maj, zgjerohen flukset nga tregje të reja europiane
Maji solli një tjetër rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri, por përtej rritjes së përgjithshme, të dhënat tregojnë se po zgjerohet gradualisht......
Nënstacioni elektrik nëntokësor në Tiranë - Kredia 22.5 mln euro diskutohet në Kuvend, Bilali: Furnizim për institucionet kritike
Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi marrëveshjen e garancisë për kredinë 22.5 mln euro që do të financojë ndërtimin e nënstacionit nëntokësor 110/20 kV......
“Rindërtimi i Ukrainës jo bamirësi, por strategji” Rama: Duhet një angazhim i fortë europian
Kryeministri Rama mori pjesë sot në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive,......
Investim 13 milionë euro për modernizimin e rrjetit elektrik në Kamzë – Karakaci: Kanë përfunduar 40% e punimeve
Punimet për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik në Kamzë kanë arritur në 40% të realizimit, ndërsa investimi pritet të përmirësojë ndjeshëm sigurinë dhe......
Bashkitë trefishojnë të ardhurat nga taksat - Arkëtojnë 238 milionë euro në 5 muaj, tejkalohet plani mbi 100 %
61 bashkitë në Shqipëri kanë rritur ndjeshëm performancën në mbledhjen e të ardhurave gjatë këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave,......



