Italia riaktivizon uljen e akcizës për karburantet - Nëse çmimet qendrojnë të larta, do të merren masa të tjera lehtësuese

Italia ka riaktivizuar uljen e përkohshme të akcizës për naftën, mes protestave të përhapura në shumë qytete, kundër kostove në rritje të energjisë dhe shqetësimeve mbi ndikimin fiskal të vendimeve të tilla. Rritja e çmimeve të energjisë dhe të produkteve të konsumit, për shkak të luftës në Lindjen e Mesme ka qenë një “dhimbje koke” për kryeministren Giorgia Meloni, e cila është përpjekur prej muajsh të mbrojë fuqinë blerëse të familjeve dhe firmat që konsumojnë shumë energji. Në anën tjetër, kryeministrja po përpiqet të mbajë nën kontroll financat e shtetit.
Ministri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, deklaroi përpara gazetarëve se Roma kishte miratuar një dekret që do të ulte çmimin e naftës për konsumatorët me 17 cent për litër, deri më 6 gusht. Masa do t'i kushtojë shtetit 125 milionë euro, duke përfshirë lehtësime të veçanta tatimore për shoferët e kamionëve dhe bizneset bujqësore.
Giorgetti tha se qeveria mund të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në një mbledhje të kabinetit të planifikuar për në 4 gusht, duke shtuar se nëse është e nevojshme, koalicioni qeverisës do të veprojë për të ulur faturat e energjisë elektrike dhe gazit.
Ministri shtoi se, Italia dhe Gjermania ishin vendet europiane më të goditura nga rritja e kostove të energjisë, që fatkeqësisht varen shumë nga lëndët djegëse fosile. Meloni reagoi në rrjetin social, X se qeveria kishte vepruar shpejt dhe me përgjegjësi, duke marrë parasysh burimet e pakta që ka në dispozicion.
Italia prezantoi një ulje të përkohshme të akcizave për naftën dhe benzinën në mars, pas tronditjes energjetike të shkaktuar nga sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit në fund të shkurtit. Masa u shty disa herë dhe u zvogëlua gradualisht, derisa skadoi më 3 korrik, duke u kushtuar taksapaguesve pothuajse 2 miliardë euro.
Si Komisioni Europian ashtu edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kritikuan uljen e akcizës, duke thënë se Italia duhej të kishte zbatuar masa më të përqëndruara, për të mbrojtur familjet, duke kufizuar edhe ndikimin në buxhet. Italia synon një deficit buxhetor prej 2.9% të produktit të brendshëm bruto këtë vit, brenda kufirit prej 3% të Bashkimit Europian. Borxhi publik i Italisë, i cili pritet të arrijë kulmin prej 138.6% në raport me PBB-në këtë vit, pritet të kalojë atë të Greqisë si më i madhi i Eurozonës.
“5 dyqanet”, ulje deri në 30% për fruta-perimet/ Nju Jork, Mamdani njofton nismën për uljen e kostove të jetesës
Plani i kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, për të hapur një rrjet dyqanesh ushqimore në pronësi të bashkisë ka ngjallur reagime të forta. Kritikët......
“Tokat e paregjistruara frenojnë agroturizmin” - Këshilli i Investimeve: Të regjistrohen pronat shtetërore
Pasiguritë mbi pronësinë e tokës po kthehen në një nga pengesat kryesore për zhvillimin e agroturizmit në vend. Një raport i Këshillit të Investimeve......
Shqipëri-Kroaci, ministri Hoxha: Projekte të përbashkëta në energji, turizëm dhe infrastrukturë
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka pritur në Tiranë Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman. Pas takimit, ministri Hoxha,......
Marrëveshje ushtarake 302 mln $ me SHBA, Kuvendi e miratoi me 74 vota me procedurë të përshpejtuar
Kuvendi i Shqipërisë miratoi me procedurë të përshpejtuar me 74 vota pro marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për blerjen......
Autoriteti i Konkurrencës vendos masa ndaj Vodafone dhe One: Paketa më të lira për pensionistë e studentë
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur një sërë masash dhe detyrimesh ndaj Vodafone Albania dhe One Albania, pas përfundimit të hetimit të thelluar në tregun......
“Gatishmëri maksimale ndaj zjarreve” - Rama: Flotës ajrore pritet t’i shtohen edhe tre avionë zjarrfikës
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Bazën Ajrore të Farkës me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile, në prag të rritjes së rrezikut nga......
Bypass-i i Tiranës, hapet tenderi për fazën III - Fondi limit 1.55 mld lekë, përfshin nyjen lidhëse me autostradën Tiranë-Durrës
Me një fond limit prej 1.55 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën e prokurimit për fazën e tretë të bypass-it të Tiranës, një projekt që......
Protesta masive kundër mbiturizmit - Majorka përballet me rritje të kostos së jetesës dhe mungesë strehimi
Banorët e Majorkës dolën në rrugë duke protestuar kundër efekteve të mbiturizmit, duke pretenduar se rritja e shpejtë e vizitorëve ka çuar në një kosto......

