Shqipëria Postuar më 27 Korrik 2026, 17:10

Marrëveshje ushtarake 302 mln $ me SHBA, Kuvendi e miratoi me 74 vota me procedurë të përshpejtuar

Nga SCAN TV

Marrëveshje ushtarake 302 mln $ me SHBA, Kuvendi e miratoi me 74 vota me

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me procedurë të përshpejtuar me 74 vota pro marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për blerjen e pajisjeve ushtarake. Diskutimet për marrëveshjen u zhvilluan në një seancë me dyer të mbyllura, ngaqë dokumenti i saj përmbante informacion të klasifikuar. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim, edhe pse u deklaruan në favor të marrëveshjes.

Marrëveshja parashikon financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake sipas standardeve të NATO-s. Fondet do të disbursohen sipas nevojave të Ministrisë së Mbrojtjes. Shqipëria do të ketë 48 muaj kohë për të aktivizuar fondet dhe deri në 12 vjet për shlyerjen e huasë.

"Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë, me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare të vendit që konfirmon fuqishëm marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me SHBA-të. Ky financim do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura, pajisje dhe shërbime të mbrojtjes sipas standardeve më të larta të NATO-s”, tha Taulant Balla.

Në nisje të seancës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u bëri me dije deputetëve se për shkak të karakterit të klasifikuar të marrëveshjes, dokumenti mund të lexohej vetëm brenda ambienteve të Kuvendit dhe vetëm pasi secili deputet të firmoste një deklaratë konfidencialiteti.

Marrëveshja futet menjehërë në fuqi me miratim të presidentit Bajram Begaj. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat