Beja: Kodi Doganor i përafruar me legjislacionin evropian, presim dakordësinë nga BE

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, deklaroi sot se administrata doganore shqiptare është në pararojë të proceseve integruese me Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se Shqipëria synon të përmbyllë brenda vitit 2027 kapitujt e negociatave që janë aktualisht të hapur.
Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, në konferencën për shtyp ku të pranishëm ishin edhe ministri i Financave, Petrit Malaj dhe drejtori i përgjithshëm i Tatimeve Ilir Binaj, Beja u shpreh se, pas anëtarësimit, dogana shqiptare do të jetë njëkohësisht edhe pika fundore hyrëse ose dalëse e vendeve të Bashkimit Evropian.
“Jemi në rrugën e duhur për t’i përmbyllur kapitujt ku jemi brenda vitit 2027. Dogana shqiptare është në pararojë të proceseve integruese. Shqipëria do të jetë vend kufitar i BE-së dhe dogana shqiptare do të jetë dogana e gjithë Bashkimit Evropian”, tha ai.
Sipas Bejës, në kuadër të kapitullit 29 Bashkimi Doganor, Shqipëria duhet të përmbushë katër pika kryesore: përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, modernizimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe zbatimin e protokollit për eliminimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit.
Beja bëri të ditur se procesi i aderimit në protokollin e OBSH për produktet e duhanit tashmë është përfunduar, ndërsa është realizuar edhe përafrimi i plotë i kodit doganor me legjislacionin evropian.
“Kodi Doganor i përafruar i është dërguar shërbimeve të Bashkimit Evropian dhe presim dakordësinë, në mënyrë që brenda muajit shtator të miratohet nga Kuvendi. Janë miratuar gjithashtu aktet nënligjore në zbatim të kodit dhe më pas do të miratohen edhe dispozitat zbatuese, duke përmbyllur përafrimin e plotë të legjislacionit doganor me atë të BE-së”, u shpreh Beja.
Duke folur për teknologjinë e informacionit, drejtori i Përgjithshëm i Doganave tha se Shqipëria po avancon me ritme të shpejta në modernizimin e sistemeve doganore.
“Çdo procedurë doganore kryhet përmes sistemeve digjitale. Për këtë qëllim kemi nënshkruar një marrëveshje me UNCTAD për zhvillimin e sistemit të ri doganor, i cili do të jetë plotësisht i përafruar me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe do të mbështetet edhe në inteligjencën artificiale”, deklaroi ai.
Beja shtoi se, ndonëse afati për përfundimin e sistemeve është viti 2030, administrata doganore shqiptare synon t’i realizojë këto objektiva më herët.
Sa i përket kapaciteteve administrative, ai bëri të ditur se në muajin mars një mision monitorues i Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare vlerësoi aftësinë e administratës doganore shqiptare për të zbatuar legjislacionin evropian dhe për të funksionuar si pikë hyrëse dhe dalëse e kufirit të jashtëm të BE-së.
Një nga reformat kryesore, sipas Bejës, është riorganizimi i administratës doganore, me synimin për të ndryshuar mënyrën e funksionimit të saj.
“Duam që dogana të mos fokusohet vetëm te kontrolli në kufi, por të lehtësojë maksimalisht procedurat doganore për biznesin dhe kontrollet të zhvendosen gjithnjë e më shumë pas zhdoganimit, sipas praktikave më të mira të Bashkimit Evropian”, përfundoi Beja.
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, synojmë 4% rritje në fund të vitit
Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit......
Binaj: 2'400 aplikime nga fermerët për rimbursimin e TVSH, pagesat nisin në gusht
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, deklaroi se skema e rimbursimit 10% të TVSH-së për fermerët po zhvillohet normalisht, ndërsa numri i......
Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.91%/ 6-mujori, OSSH: U shënua përmirësim me 1.1%. Shkak kontrollet dhe investimet
Humbjet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike kanë vijuar trendin rënës edhe gjatë 6-mujorit të parë të vitit. Sipas të dhënave të publikuara nga......
Kampingjet, sezoni nis me sinjale pozitive/ Vizitorët janë në rritje, ndërsa çmimet mbeten më konkurrueset në rajon
Shqipëria po konsolidon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj si një nga destinacionet më të favorshme për turizmin me kamping, falë kostove të ulëta, natyrës......
Centrali diellor i Belshit - Impianti 50 MWp nga KESH, lidhet kontrata për shërbimet mbështetëse
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka lidhur kontratën për ofrimin e shërbimeve mbështetëse për parkun fotovoltaik të Belshit, duke shënuar një......
Kursi i këmbimit/ Forcohet Dollari amerikan. Franga zvicerane humbet pikë
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes duke u forcuar në raport me ditën e hënë teksa është blerë me 81.8 lekë dhe është shitur me......
Check-Up pa kufi moshe, nisma të reja për të moshuarit - Linjë këshillimi dhe Geriatri, paketë e re për moshën e tretë
Qytetarët mbi moshën 70 vjeç pritet të përfshihen për herë të parë në programin kombëtar të Check-Up falas. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale......
Modeli evropian i solidaritetit po dështon - Mekanizmi i mbrojtjes civile kundër zjarreve duhet rishikuar
Komisioni Evropian ka paralajmëruar se kapaciteti për shuarjen e zjarreve po vihet në provë deri në kufijtë e tij, pasi zjarret e mëdha në Spanjë dhe Francë......

