Bizneset e vogla dhe të mesme, me strategji të re - Drejt tregut europian, qeveria nxjerr për konsultim dokumentin e ri

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimin që synon miratimin e Dokumentit Politik për NVM-të, një kuadër strategjik që lidhet edhe me procesin e integrimit europian dhe përmbushjen e detyrimeve në Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”. Sipas relacionit, qëllimi kryesor i dokumentit është rritja e produktivitetit të bizneseve të vogla dhe të mesme, forcimi i konkurrueshmërisë dhe integrimi i tyre në zinxhirët europianë dhe ndërkombëtarë të vlerës.
Dokumenti evidenton se NVM-të përfaqësojnë mbi 99% të ndërmarrjeve aktive në vend dhe gjenerojnë më shumë se 80% të punësimit. Dokumenti ndërtohet mbi tre qëllime strategjike. I pari lidhet me forcimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve, përmes aftësive sipërmarrëse, inovacionit, digjitalizimit, standardizimit dhe tranzicionit të gjelbër.
Qëllimi i dytë fokusohet te përmirësimi i mjedisit operacional të biznesit, duke synuar një klimë më të parashikueshme, shërbime publike më efikase dhe më shumë mundësi për eksport dhe zgjerim në tregjet rajonale e europiane. Ndërsa qëllimi i tretë adreson aksesin në financa dhe menaxhimin e riskut, duke parashikuar më shumë instrumente financiare, rritje të edukimit financiar për sipërmarrësit dhe mekanizma më të mirë për ristrukturimin e bizneseve.
Në total, dokumenti përfshin 11 objektiva specifike dhe 25 masa prioritare. Këto masa mbulojnë fusha si zhvillimi i kapitalit njerëzor, inovacioni, transformimi digjital, certifikimi sipas standardeve të BE-së, ekonomia e gjelbër, përmirësimi i klimës së biznesit dhe mbështetja financiare për sipërmarrjet. Efektet financiare të parashikuara për zbatimin e këtij dokumenti llogariten në rreth 32.7 milionë lekë. Këto fonde pritet të mbulohen nga buxhetet vjetore të institucioneve përgjegjëse, donatorët dhe burime të tjera financimi.
Të ardhurat në arkën e shtetit arrijnë 275.8 miliardë lekë - Malaj: Ekonomia po gjeneron më shumë aktivitet
Të ardhurat buxhetore gjatë katër muajve të parë të vitit kanë vijuar ecurinë pozitive, duke arritur në 275.8 miliardë lekë, një rezultat që sipas Ministrit......
“Gazi i lëngshëm amerikan, prioritet strategjik” - Kërkesa e “Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë” për qeverinë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar nga qeveria që qasjen në gazin e lëngshëm natyror (LNG) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zhvillimin e......
Shqipëria mirëpriti mbi 1.1 milionë vizitorë gjatë majit - Ministri Gonxhja: Lituania dhe Danimarka kryesojnë rritjen e turistëve
Shqipëria vijon të forcojë pozitat e saj si një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në rajon. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit,......
Amazon premton 10 mld euro për Evropën - Priten 25,000 vende të reja pune dhe robotë
Amazon po nis një investim të madh në Evropë, me më shumë se 10 miliardë euro të destinuara për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj të magazinimit......
Energjia diellore, 136 mln euro në ditë kursime - Publikohen shifrat për Evropën që nga fillimi i luftës në Iran
Një analizë e re nga SolarPower Europe zbulon se shfrytëzimi i dritës së diellit për energji i ka kursyer Evropës 12.8 miliardë euro që nga 2 qershori –......
“Nuk ka mungesë karburanti për avionët” - Shefi i transportit të BE: Situata ndryshon nga një kompani në tjetrën
Shefi i transportit të Bashkimit Evropian tha se nuk ka shenja të mungesës së karburantit për avionët në Evropë në muajt e ardhshëm, pavarësisht tronditjes......
Qindra milionë dollarë për të mbështetur qymyrin - Trump: Do të ulë koston e jetesës për amerikanët
Presidenti Donald Trump tha se po drejton qindra miliona dollarë për të mbështetur termocentralet amerikane me qymyr dhe për të transportuar karburantin me......
Shembull për tu ndjekur, zv.kryeministrja Koçiu: Turqia, modeli se si turizmi bëhet motor zhvillimi
Shpesh vizitojmë vendet fqinje dhe habitemi me cilësinë e shërbimit, fuqinë e industrisë së turizmit dhe transformimin ekonomik të tyre përmes turizmit.......



