Shqipëria Postuar më 27 Qershor 2026, 10:15

Gara për universitetin nis në korrik - Maturantët zgjedhin deri në 10 degë në 3 raunde konkurrimi

Nga Fabjona Pasho

Gara për universitetin nis në korrik - Maturantët zgjedhin deri

Pas përfundimit të provimeve të Maturës Shtetërore, maturantët dhe kandidatët që synojnë të ndjekin studimet e larta duhet të përgatiten për fazën e aplikimeve në universitet. Ministria e Arsimit ka publikuar kalendarin e aplikimit universitar për vitin 2026, ku përcaktohen afatet për pagesën e tarifave, aplikimin online, renditjen dhe regjistrimin në institucionet e arsimit të lartë.

Në raundin e parë, pagesa e tarifës dhe konfirmimi online do të kryhen nga data 3 deri më 24 korrik, ndërsa aplikimi online në portalin U-Albania do të zhvillohet nga 27 korriku deri më 1 gusht. Gjatë kësaj faze, kandidatët do të kenë mundësi të përzgjedhin deri në 10 programe studimi. Renditja e aplikantëve do të publikohet më 22 gusht, ndërsa ankimimet do të bëhen më 24 gusht.

Regjistrimi në universitete për raundin e parë do të zhvillohet nga 26 gushti deri më 8 shtator, përmes 7 fazave 48-orëshe. Kandidatët që nuk regjistrohen ose që zgjedhin të çregjistrohen nga raundi i parë, do të kenë mundësi të marrin pjesë në raundet pasuese.

Raundi i dytë nis më 30 gusht me pagesën e tarifës dhe vijon me aplikimet online nga 15 deri më 17 shtator. Ndërsa raundi i tretë, i cili përfshin kandidatët që nuk kanë aplikuar në dy raundet e para, do të zhvillohet gjatë muajit tetor.

Ministria u bën thirrje maturantëve të ndjekin me kujdes afatet e përcaktuara dhe të kryejnë në kohë të gjitha procedurat në portalin U-Albania, për të mos rrezikuar humbjen e mundësisë së regjistrimit në programin e dëshiruar.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat