Hapen aplikimet për skemën kombëtare të bujqësisë - Fondi i dedikuar për 12 masa mbështetëse, 5,2 mld lekë

Këtë të hënë u hapën aplikimet për skemën Kombëtare të Bujqësisë 2026, e cila parashikon një fond prej 5.2 miliardë lekësh, të cilët do të përkthehen në 12 masa dhe investime. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, dha dhe shifrat e para të aplikimeve.
“Para se të vija këtu mora një shifër dhe deri tani ka 5 mijë fermerë që janë online duke aplikuar. Në një kohë shumë të shkurtër ka shumë interes.”
Ndërkohë ministri Salla komunikoi edhe 26 modelet e para në mënyrën e shoqërive të Bashkëpunimit bujqësor.
“Së bashku me numrin total që jemi duke punuar, janë 58 SHBB të përbashkëta, ku në mënyrë private, por edhe në atë çfarë jemi duke punuar me bashkitë, janë në total 84 të tjera. Pra, pjesa që ne kemi nëpërmjet SHBB-ve, 26 modelet e para në mënyrën e bashkëpunimit që po kryejmë me bashkitë, tashmë janë edhe 58 të tjera, të cilat janë në mënyrë private, që aktualisht dhe ndërkohë në vitet në vazhdim kanë bashkëpunuar, dhe në total janë 84 SHBB ose modele bashkëpunimi private dhe shtetërore në të gjithë vendin. Këto modele përfshijnë sektorë të ndryshëm dhe zona të ndryshme në territorin e Shqipërisë, ku dua të përmend fruta-perimet në Dibër, Fier, Divjakë, Lezhë dhe Cërrik; ullirin dhe vajin e ullirit në Berat, Elbasan, Lushnjë dhe Vlorë; bimët medicinale dhe aromatike në Malësinë e Madhe dhe në Belsh; qepën dhe farat në Shkodër; pataten në Kukës; drithërat në Durrës dhe arrën në Kolonjë.”
Sipas ministrit Salla, bashkëpunimi mes bashkive, fermerëve dhe ministrinë janë thelbësore. Pasi ministria sjell orientimin politik, mbështetjen teknike dhe lidhjen me skemat kombëtare dhe ndërkombëtare të financimit.
Bashkitë sjellin njohjen e territorit, kontaktin e drejtpërdrejtë me fermerët ndërsa këta të fundit sjellin punën, përvojën, produktin dhe vullnetin për të ndërtuar një bujqësi më të fortë.
Impiantet e gazit me përmasa të vogla - ERE nis procedurat për miratimin e licencave tip për GNL dhe GNK
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për miratimin e licencave tip për operimin e impianteve të gazit natyror të lëngshëm (GNL) dhe gazit natyror......
Rrjeti i ATM-ve zgjerohet, por funksionet mbeten të pashfrytëzuara - BSH: Dominojnë tërheqjet cash. Urdhër transfertat dhe depozitimet, përdorim minimal
Ndërsa numri i bankomateve sa vjen e rritet, shqiptarët vijojnë t’i përdorin kryesisht për një funksion të vetëm: tërheqjen e parave cash. Sipas të dhënave......
Në katër muaj, mbi 2.5 milionë hyrje nga të huajt/ Europa Jugore dominon turizmin në vend, përbën rreth 70% të totalit
Pas një fillimviti të zbehtë sa i përket hyrjeve të shtetasve të huaj, muaji prill ka konfirmuar vijimin e rritjes së turizmit, duke sinjalizuar kështu......
288 milionë euro shtesë në buxhetin e shtetit - Konsumi jep kontributin kryesor në rritje, ndjekur nga sigurimet shoqërore
Në 4 muajt e parë të vitit, buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 275.7 miliardë lekë, duke tejkaluar planin e periudhës në 105.2 %. Krahasuar me të njëjtën......
Argëtim, adrenalinë dhe siguri rrugore - Automotive Fair Albania IV, katër ditë spektakël në Tiranë
Edicioni i katërt i Automotive Fair Albania rezervoi për qytetarët, të apasionuarit pas automobilizmit, katër ditë të mbushura me aktivitete, spektakël dhe......
Nga Hormuzi, te supermarketet - Si po rrezikohet zinxhiri global i ushqimit?
Paralajmërimi i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) se bota ka vetëm gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj kohë për të......
Çmime negative në bursë, ALPEX kërkon ndryshime - Propozon kufi minimal të çmimit në tregun e ditës në avancë, të jetë -50 euro/mWh
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX kërkon vendosjen e një kufiri minimal të lejuar të çmimit në tregun e ditës së avancë, duke argumentuar se......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pësuar zbritje të vlerës përgjatë fundjavës duke u blerë këtë të hënë me 81.5 lekë dhe duke u shitur......



