Ibrahimaj: Shqipëria, një vend biznesi me potencial në rritje për kompanitë gjermane
Në kuadër të Konferencës së Fondacionit Konrad Adenauer dhe Alumni BBUG me temë “Shqipëria si vend biznesi – Perspektiva për kompanitë gjermane dhe partneriteti rajonal”, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi progresin ekonomik të vendit dhe mundësitë në rritje për investitorët e huaj.
Ministrja Ibrahimaj u shpreh se Shqipëria ka kaluar një transformim të rëndësishëm gjatë dekadës së fundit, duke u shndërruar nga një ekonomi në tranzicion në një treg në rritje, të qëndrueshëm dhe konkurrues. Ajo nënvizoi se ekonomia shqiptare ka ruajtur një rritje mesatare prej rreth 4% në vit, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto është dyfishuar, nga 13.5 miliardë euro në mbi 26 miliardë euro.
Duke folur për investimet, Ibrahimaj tha se investimet e huaja direkte kanë shënuar rritje të qëndrueshme, me stokun total që ka arritur rreth 17 miliardë euro dhe me hyrje vjetore mbi 1.5 miliardë euro në vitet e fundit, çka dëshmon besimin në rritje të investitorëve ndërkombëtarë.
Ajo theksoi se fokusi i zhvillimit ekonomik është zhvendosur drejt sektorëve me vlerë të shtuar më të lartë, prodhimit për eksport dhe formalizimit të ekonomisë. Sipas saj, sektorë si energjia, turizmi, prodhimi dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare.
Ministrja Ibrahimaj nënvizoi gjithashtu përmirësimet në tregun e punës, duke bërë të ditur se punësimi i deklaruar është rritur nga 47% në 66%, ndërsa pagat mesatare kanë arritur në rreth 83,000 lekë në muaj.
Në fjalën e saj, ajo u ndal edhe tek transformimi dixhital i shërbimeve publike, duke theksuar se mbi 1,200 shërbime tashmë ofrohen online, duke ulur kostot dhe kohën për qytetarët dhe bizneset dhe duke krijuar një mjedis më transparent dhe efikas.
Duke iu referuar bashkëpunimit me Gjermaninë, Ibrahimaj tha se mbi 440 kompani të lidhura me Gjermaninë operojnë aktualisht në Shqipëri, ndërsa stoku i investimeve gjermane ka arritur mbi 570 milionë euro në vitin 2025, duke reflektuar një partneritet të fortë dhe në rritje.
Ajo theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet një prioritet strategjik, duke shtuar se rreth 67% e eksporteve shqiptare drejtohen drejt tregjeve të BE-së. Sipas saj, reformat në kuadër të këtij procesi po forcojnë konkurrencën, standardet dhe hapjen e tregut, duke krijuar një klimë më të sigurt për investitorët.
Në përfundim, Ministrja Ibrahimaj u shpreh se Shqipëria ofron një kombinim të favorshëm të vendndodhjes strategjike, fuqisë punëtore të re, kostove konkurruese dhe politikave të orientuara drejt inovacionit, duke e bërë vendin një mundësi konkrete për kompanitë gjermane që synojnë të zgjerohen në rajon.
Administrata publike, më tërheqëse në 2025 - Rritet numri, 20 aplikime për një pozicion pune
Departamenti i Administratës Publike ka publikuar raportin vjetor për vitin 2025, ku evidentohet një rritje e interesit për punësimin në administratën......
Nis lëvizja pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri/ Miliona shtetas përfitojnë nga qarkullimi i thjeshtuar
Nga 1 maji deri më 30 shtator, në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të ketë kontrolle, duke u mundësuar shtetasve të dy vendeve lëvizje më të shpejtë......
Qytetarët rrisin borxhet për konsum/ Tirana mban peshën kryesore, Elbasani kryeson për rritjen
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia konsumatore për individët është rritur ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit 2026. Në total, huatë......
Sa u prekën kreditë nga zhvlerësimi i euros? - BSH: Cilësia e huasë në valutë të pambrojtur nga kursi i këmbimit është përmirësuar
Cilësia e kredisë në valutë të pambrojtur nga luhatjet në kursin e këmbimit erdhi duke u përmirësuar në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Huamarrja në......
“Të rinjtë punojnë, por nuk vlerësohen” - Analiza e ALTAX: Vende pune sezonale dhe paga të ulëta
Ekonomia shqiptare po krijon më shumë vende pune se një dekadë më parë, por shumë prej tyre mbeten të pasigurta, sezonale dhe me paga që nuk ndjekin ritmin e......
Mbi gjysma e të punësuarve në Shqipëri, “punë krahu”/ Bujqësia, industria dhe ndërtimi mbajnë peshën kryesore
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se rreth 57% e të punësuarve në Shqipëri janë të angazhuar në sektorë që lidhen kryesisht me punën fizike, ose siç njihet......
OBP publikon katalogun e parë për materialet mjekësore - Standarde dhe çmime të unifikuara për spitalet
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) sh.a. ka publikuar katalogun e parë për “Blerje materialesh mjekimi të përgjithshme dhe kirurgjikale për nevoja......
Si mund të jenë pushimet verore për evropianët? - Synohen destinacione të afërta nga frika e rritjes së çmimeve të biletave të avionëve
Evropianët mund të zgjedhin destinacione më të afërta se sa të udhëtojnë në vende më të largëta në Azi dhe Lindjen e Mesme për pushimet e tyre verore, tha......



