Ndërtimet në zona të mbrojtura ujore, 300 mijë euro gjobë - Udhëzimi/ Shkeljet në sektorin e peshkimit, masat në raport me dëmin

Gjobat në sektorin e peshkimit do të vendosen në raport me dënim e shkaktuar. Sipas udhëzimit të fundit të Ministrisë së Bujqësisë, i botuar në Fletoren Zyrtare, përcaktim i masave do të bëhet mbi disa kritere si natyra dhe rëndësia e shkeljes; shkalla e dëmit ekonomik dhe mjedisor të shkaktuar; sasia e zënieve ose të produkteve objekt shkeljeje; përsëritjen e shkeljes nga i njëjti subjekt; shkallën e bashkëpunimit të subjektit gjatë kontrollit; faktin nëse shkelja është kryer në zona të mbrojtura ose mbi specie të mbrojtura; përfitimin ekonomik të realizuar ose të synuar nga shkelja; çdo rrethanë tjetër rënduese ose lehtësuese të konstatuar gjatë procedurës administrative.
Metodologjia e përcaktuar në këtë udhëzim zbatohet vetëm për ato masa administrative për të cilat ligji parashikon interval vlerash ose lë hapësirë vlerësimi për organin administrativ dhe jo për masat ku ligji përcakton vlera fikse.
Konkretisht për shkeljet që lidhen me hedhjen apo shfrytëzimin e rërës ose zhavorrit, shkarkimin apo zhvendosjen e ujërave ose të materialeve të tjera ndotëse, si dhe ndërhyrjen, prishjen apo shkatërrimin e mjedisit në zonat e mbrojtura ujore, gjoba varion nga 400 mijë lekë për dëmtim të lehtë mjedisor dhe pa pasoja të konsiderueshme në habitatin ujor deri në 1.5 milionë lekë nëse ka shkaktuar dëmtim të rëndë ose të pakthyeshëm të habitatit ujor, ndotje masive, shkatërrim të ekosistemit. Dhe në rast përsëritje, 2 milionë lekë.
Ndërsa për shkeljen për ndërtimin e strukturave në kundërshtim me legjislacionin në zonat e mbrojtura ujore gjobat variojnë nga 600 mijë lekë për ndërtimin e strukturave të përkohshme ose lehtësisht të çmontueshme në tokë ose në ujë; 1.5 milionë lekë për ndërtimin e strukturave fikse që cenojnë habitatin natyror, aksesin ose funksionimin e zonës së mbrojtur ujore, deri në 3 milionë lekë për ndërtimin e porteve, platformave, argjinaturave, strukturave industriale ose çdo ndërtim tjetër që shkakton dëmtim të rëndë të ekosistemit ujor ose ndryshim të karakteristikave natyrore të zonës së mbrojtur.
Për peshkimin në kundërshtim me urdhrin për ndalimin e peshkimit, gjobat variojnë nga 200 mijë lekë për sasi minimale 5 kg dhe deri në 1 milionë lekë për sasi peshqish mbi 15 kg.
Për aktivitetin e peshkimit nga anije të huaja shkelja varion nga 3-5 milionë lekë.
Përdorimi i eksplozivëve dhe substancave të tjera për peshkim dënohet me gjobë nga 100-500 mijë lekë. Peshkimi mbi normat e lejuara dënohet me gjobë nga 50-100 mijë lekë.
Sa këmbehen sot valutat kryesore? – Dobësohet Dollari amerikan. Paundi britanik fiton pikë
Dollari amerikan pas rritjes së vazhdueshme që regjistroi përgjatë kësaj jave ka pësuar një zbritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me......
Tregu i fitnesit drejt mbingopjes - Tërpo: Konkurrenca është shumë e lartë
Në çdo zonë të kryeqytetit, palestrat janë bërë pjesë e zakonshme e peizazhit urban. Nga qendrat e mëdha të fitnesit, te studiot e vogla në lagje, ofertat......
Më shumë mjete elektrike, më pak ndotje - DPSHTRR: Janar-Maj, u regjistruan gati 5 mijë njësi
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se gjatë pesëmujorit të parë të vitit janë regjistruar për herë të parë 4.939 mjete......
Investitorët e huaj fokusohen te tregu i pronave - Pasuritë e paluajtshme, financat dhe energjia kryesojnë listën e sektorëve më të financuar
Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025, Shqipëria ka arritur të tërheqë më shumë investime të huaja edhe në fillim të vitit 2026. Të dhënat më të......
Alarm energjetik në Evropë! - Vala e të nxehtit shkakton rritje të re të çmimeve të energjisë elektrike
Vala e parë e madhe e të nxehtit e kësaj vere po përfshin Evropën, duke prekur tashmë tregjet e energjisë. Sipas një raporti të Bloomberg, çmimet e energjisë......
Rriten eksportet e Kosovës - Zgjerohet tregtia me BE dhe CEFTA
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se, megjithëse eksportet janë rritur me 15.7 për qind në baza vjetore, importet vazhdojnë të......
“Kërkesë e fortë, ofertë më e shtrënguar për kredi” - Raporti i BEI për bankat e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore
Bankat në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) presin që kërkesa për kredi të mbetet e fortë për bizneset dhe familjet në gjashtë muajt e......
Çmimet e konsumit në të gjithë Evropën - Cilat vende janë më të shtrenjta dhe më të lira?
E njëjta shportë blerjesh mund të kushtojë pothuajse katër herë më shumë, në varësi të vendit ku ndodheni në Evropë. Por cilat vende janë më të shtrenjtat......



