Shqipëria Postuar më 25 Qershor 2026, 10:54

Më shumë mjete elektrike, më pak ndotje - DPSHTRR: Janar-Maj, u regjistruan gati 5 mijë njësi

Nga Ernilda Luzi

Më shumë mjete elektrike, më pak ndotje - DPSHTRR: Janar-Maj, u

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se gjatë pesëmujorit të parë të vitit janë regjistruar për herë të parë 4.939 mjete plotësisht elektrike (All-Electric), një rritje prej 197% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Këto automjete përbëjnë 45.7% të totalit të mjeteve me kilometra zero të regjistruara, duke shënuar një rritje prej 104% në raport me janar-majin e vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, shtimi i automjeteve elektrike ka një ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit. DPSHTRR thekson se, përdorimi i këtyre mjeteve ka sjellë një reduktim prej 6.519.480 kilogramë dioksid karboni në vit, ekuivalent me 217.316 “mushkëri ambientale” më të pastra.

Ndërkohë, 82.7% e autoveturave të regjistruara për herë të parë i përkasin kategorisë mjedisore Euro 5 e sipër, duke shënuar një rritje prej 13% krahasuar me janar-majin 2025 dhe 24% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024.

Një tjetër tregues pozitiv lidhet me automjetet e reja Electric Hybrid Plug-in. Të dhënat e DPSHTRR- së tregojnë se 77% e autoveturave me 0 kilometra të regjistruara gjatë kësaj periudhe i përkasin kësaj kategorie, me një rritje prej 28.7% krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Këto të dhëna evidentojnë një rritje të konsiderueshme të automjeteve elektrike, që reflektojnë një orientim të qytetarëve drejt automjeteve që shkaktojnë më pak ndotje në mjedis.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat